Transmetuar më 21-03-2025, 16:45

Rreth orës 15:30 shërbimet zjarrfikëse u njoftuan për 2 zjarre në banesa, një në lagjen “Granicë” dhe një në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër.

9 efektivë me dy automjete zjarrfikës dhe një automjet mbështetës ishin pjesë e ndërhyrjeve për shuarjen e zjarreve.

Zjarri në lagjen “Granicë” kishte rënë në një ambient të jashtëm të banesës së përshtatur për mbajtjen e pajisjeve shtëpiake të vjetra.

Zjarri u kap në kohë dhe nuk pati dëme përveç dëmeve të vogla materiale.

Zjarri tjetër ra në katin e dytë të një pallati po në lagjen 18 Shtatori.

Zjarri u konfirmua se ishte shkaktuar nga një masë elektrike tek kondicioneri i banesës dhe po merrte përmasa me shpejtësi.

Flakët dhe tymi po depërtonin në drejtim të katit të tretë të pallatit brenda pak minutash.

Zjarri u neutralizua në kohe dhe u mundësua shuarja e plotë e tij duke mos lejuar avancimin dhe rrezikimin e banesave të tjera.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit