Magazinë
Transmetuar më 21-03-2025, 14:47

Kanë dalë detaje të reja nga hetimet për aksidentin fatal me 4 viktima që ndodhi një ditë më parë në Fushë Prezë.

Sipas ekspertëve dyshohet se automjeti i viktimave po lëvizte me mbi 170 kilometra në orë në momentin e përplasjes me betonieren.

Ky është një përfundim paraprak i hetuesve, të cilët janë në pritje të përfundimit të ekspertizës për të përcaktuar shpejtësinë ekzakte.

Sa i takon betonieres, burime pranë policisë i thanë Tv Klan se shoferi i saj, 24-vjeçari Aleksandër Krrashi ka deklaruar se kishte ndalur mjetin pasi i kishte mbaruar karburanti.

I riu tashmë i arrestuar është shprehur se kishte shkuar të merrte naftë në një pikë karburanti pranë vendngjarjes dhe se kishte harruar të ndizte bllokazhin që sinjalizon ndalimi e mjetit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit