Magazinë
Transmetuar më 23-03-2025, 10:50

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në një automjet në lagjen “Vrana Konti” në qytetin e Krujës.

Policia njofton se automjeti është në pronësi të shtetasit, Elton Kani.

Gjykata turke urdhëron që Imamoglu të mbahet në paraburgim, kryebashkiaku i Stambollit mohon akuzat! Njoftimi i plotë:

Rreth orës 03:20, në rrugën “Vrana Konti” dyshohet se në automjetin tip “Opel Corsa” në përdorim nga shtetasi E. K., 25 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku janë shkaktuar vetëm dëme në pjesën e parë të automjetit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit