Magazinë
Transmetuar më 21-03-2025, 16:31

Gjirokastër – Një zjarr është regjistruar pasditen e sotme në lagjen “18 Shtatori” të qytetit të Gjirokastrës, ku flakët nisën në një banesë në katin e tretë të një pallati.

Banesa i përket shtetasit R.K., dhe dyshimet e para flasin për një shkëndijë elektrike si shkak i zjarrit, raporton noa.al.

Pak pas alarmit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë së Shtetit dhe ekipet e zjarrfikëses.

Policia ka ndërhyrë për të evakuuar banorët e pallatit në mënyrë që të shmanget çdo rrezik për jetën, ndërsa zjarrfikësit po punojnë intensivisht për të shuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në apartamente të tjera.

Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar apo të asfiksuar nga tymi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar me saktësi shkaqet e rënies së zjarrit dhe për të dokumentuar ligjërisht rastin. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët në vijim.

Ngjarja ka shkaktuar panik te banorët e pallatit dhe zonës përreth, ndërsa apelohet për kujdes të shtuar me sistemet elektrike dhe të gazit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit