Transmetuar më 20-03-2025, 12:59

Lezhë – Një 60-vjeçar është gjetur i shtrirë në rrugë me dëmtime në kokë, në fshatin Balldre.

Rreth orës 12:00, banorët e zonës konstatuan shtetasin S. S., i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht ndërsa kulloste bagëtitë.

Ai u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit