Magazinë
Transmetuar më 20-03-2025, 10:59

Ish-sulmuesi dhe drejtuesi gjerman Oliver Bierhoff, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, rikujtoi përballjet e fundit mes Italisë dhe Gjermanisë. Ja çfarë tha ai për suksesin e vitit 2016: "Ishte një tjetër natë tensioni, por kaluam ne.

Kam shumë respekt për Conten, përcjell te skuadrat e tij shumë grintë, si kundërshtar nuk është shumë simpatik. Edhe si lojtar ishte i tillë… Kur kam luajtur kundër tij nuk ishte dikush që të pëlqente, që fliste qetësisht me ty. Në Bordeaux mezi e pamë njëri-tjetrin. Në fushë kishim më shumë cilësi, por penalltia e fundit hyri në një mënyrë të çuditshme, duket se ishte shkruar në yje".

Pse ka ndryshuar gjithçka që nga ajo ditë?

Italia nuk është më ai kundërshtar që të tremb shumë, nuk është më ‘bisha e zezë’. Pa ofenduar askënd, por sidomos në vitin 2006 kishte më shumë cilësi tek axurrët. Mendoj se fitorja e Kampionatit Europian në 2021 ishte një rezultat i madh, por në përgjithësi, shumë lojtarë të Italisë aktuale nuk janë në nivelin e së kaluarës.

Spalletti po e rindërton ekipin pas zhgënjimit në Europianin 2024. Si mund ta bëjë këtë?

Duhet të kesh krenari për të luajtur me kombëtaren, për t’u ndjerë mirë brenda një grupi që ka objektiva të mëdha. Duhet të kuptosh se mund t’i arrish majat vetëm me entuziazëm dhe frymë ekipore, edhe nëse ke më pak cilësi. Nëse ke 10, 12, 15 kampionë, siç kishim edhe ne në vitin 2014, atëherë bëhet më imperativ menaxhimi i individëve. Përndryshe, duhet të punosh me grupin, identitetin, disiplinën. Duhet të hysh në fushë dhe të kuptosh se suksesi mund të arrihet vetëm së bashku.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit