Transmetuar më 21-03-2025, 23:16

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, foli shkurtimisht, pas humbjes 2 me 0 që Shqipëria regjistroi në transfertë ndaj Anglisë. Në prononcimin e dhënë, mbrojtësi deklaroi:

“Nuk ishim të frikësuar, në futboll nuk ka frikësim. Anglia është e fortë kundër të gjithëve. Te 1-0 ishte OK. Me futjen e Brojës, patëm disa raste në sulm, mungoi pasimi i fundit. Te goli i dytë përfundoi ndeshja. Nuk e kishim bërë plan që të zbrisnim aq poshtë. Ata kanë lojtarë që e fusin topin mbrapa shpinës dhe është e vështirë t’i kapësh me shpejtësinë që kanë”, u shpreh Gjimshiti.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit