

Armando Broja mendon se Shqipëria mund të shmangte humbjen sot nëse do të shmangte gabimet që u bënë te golat.
“E dinim që do të ishte e vështirë, Anglia është një nivel shumë i lartë. Ata me Francën, Belgjikën, Holandën e Spanjën, e dimë që kanë shumë cilësi. Por e dimë që kemi ardhur në shtëpinë e tyre, por çdo gjë është e mundur dhe kishim disa mundësi për gol. E dinim që do ishte e vështirë, se Anglia ka cilësi shumë të madhe, dhe kur lodhet ndonjë lojtar, futet një tjetër me cilësi dhe e dinim që ishte e vështirë. Ekipi ishte mirë, kishim mundësi të mos hanim ato gola, se për mendimin tim nuk ishim shumë gola të bukur e rrezikshëm. Njëri ishte pasim pas shpine, pastaj tjetri krosim në shtyllë të dytë e preku mirë sulmuesi. Por këto gjëra mund t’i përmirësojmë e mund të shkojmë një nivel më të lartë.
U ktheva nga një dëmtim i gjatë, ka qenë e vështirë dhe isha fokusuar te kthimi, te trupi, të kem mundësitë më të mëdha e të mos dëmtohem përsëri. Sot më ka pëlqyer se si reagoi trupi e shkoi loja, kisha edhe unë shanse për veten. Edhe një ditë tjetër mund të kisha shfrytëzuar shanset, shënoja e kthenim ndeshjen se patëm dy mundësi në fund. Por janë disa gjëra të vogla që mund të shfrytëzojmë.
Kombëtarja më ka munguar shumë, si e thashë para Europianit më pëlqen shumë të luaj me kombëtaren, më pëlqejnë shumë tifozët që ishin të mrekullueshëm, na dhanë kurajë e ishim shumë të mirë. Jam shumë i kënaqur që u ktheva me ekipin e çunat e shpresoj të rikuperoj tamam, 100%, të vazhdoj pa dëmtime e kënaqem me futboll”, tha Broja për “SuperSport” pas ndeshjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd