Magazinë
Transmetuar më 16-03-2025, 20:57

Pogradec, 16 Mars 2025 – Pas ndjekjes intensive dhe kontrolleve nga Policia, është identifikuar dhe shpallur në kërkim drejtuesi i automjetit që përplasi për vdekje një 55-vjeçar në fshatin Mëmëlisht të Pogradecit.

Autori i dyshuar është shtetasi D. J., 29 vjeç, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë të mundur identifikimin e tij përmes vëzhgimit të kamerave të sigurisë dhe kontrolleve në zonë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 18:45, kur 29-vjeçari, duke drejtuar automjetin e tij, përplasi shtetasin Ilir Mimini, 55 vjeç, këmbësor, i cili fatkeqësisht humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Policia vijon punën për kapjen e autorit, ndërsa materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit