Magazinë
Transmetuar më 16-03-2025, 11:07

TIRANE – Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në transfertë ndaj Greqisë dhe Luksemburgut.

Kuqezinjtë nisin të hënën grumbullimin për këto sfida, ndërsa trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 23 lojtarët e ftuar. Tetë lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa futbollistët e tjerë aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.

Më 21 mars, Shqipëria U-21 do të përballet me Greqinë në stadiumin “Serres Municipal”, në orën 16:00, ndërsa më 25 mars do të luajë kundër Luksemburgut në stadiumin “Georges Woehlfart”, në orën 18:30.

Dy miqësore të rëndësishme për skuadrën e 21-vjeçarëve dhe stafin teknik, të cilat do të shërbejnë për konsolidimin e grupit dhe evidentimin e elementeve të reja.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit