
23:10 | Policia e Hanoverit alarmon ambasadën e Shqipërisë: Nuk po i ndalim dot trafikantët shqiptarë të drogës
- 22:52 | Bosnja lëshon urdhër-arresti ndërkombëtar për Milorad Dodik
- 22:47 | Shqiptari i shpëton dëbimit nga Britania falë djalit të gruas së tij nga një lidhje e mëparshme
- 22:34 | Sfida me Anglinë, variantet e formacionit kuqezi!
- 22:16 | Specialja s’lejon Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait! Reagon Rama: Veprim i ulët nga një gjykatë e mbushur me turp
- 22:11 | Horoskopi ditor nga Susan Miller për të martën, 18 mars 2025
- 22:03 | Tragjedia me 59 viktima, flasin familjarët: Kush do ma kthejë djalin? Nuk ka dënim që do shlyejë këtë krim të rëndë!
- 21:10 | Gjykata Speciale refuzon lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij
- 21:00 | Koçani në zi – trishtim, dhimbje dhe mllef një ditë pas tragjedisë në diskotekën ilegale
- 20:56 | Tragjedi në brigjet e Qipros, fundoset varka me 20 emigrantë, raportohet për 7 të vdekur
Horoskopi javor nga Paolo Fox, 17 deri 23 Mars 2025
- Horoskopi i Paolo Fox për sot, e hënë 17 mars 2025
- Paolo Fox, 3 shenjat me fat të ditës së hënë 17 mars
- Vdiq së bashku me bashkëshorten e tij, por aktori i famshëm nuk i ka lënë asnjë qindarkë nga pasuria fëmijëve të tij!
- 3 shenjat më me fat për sot nga Susan Miller, e hënë 17 mars
- Horoskopi ditor nga Susan Miller për sot, e hënë, 17 mars 2025
- Po performonte natën e tragjedisë në Koçan, shuhet grupi muzikor DNK! Ndërrojnë jetë 6 anëtarët
- Gerta, Danja dhe Egli ‘injorojnë’ Gjestin? Banori donte t’u tregonte një histori për të qeshur, por ato…
- Ish-mafiozi i famshëm shqiptar bëhet këshilltar bashkiak në SHBA
- Përplasen 5 automjete në Fier. Pamje nga vendngjarja
-
“Nuk ikën dashuria për 9 ditë”/ Rozana për raportin Egli-Gjesti: Kush e di ça pret publiku…
-
‘Edhe sikur të gjithë të ikni dhe 5 të mbeten’! Reagimi i familjarëve të Eglit pas rënies së ndjekësve
-
Gjesti këndon për Eglin: Si për nëntë ditë më ke harruar, nuk paska qenë dashuri por fiksim
-
Gerta, Danja dhe Egli ‘injorojnë’ Gjestin? Banori donte t’u tregonte një histori për të qeshur, por ato…
-
‘S’do ma shohi më surratin kur të dalim’! Video e Gjestit që tronditi Eglin para rifutjes së saj në BBV
-
Pesë banorë në televotim! Kush është më i rrezikuari?
-
“Rikthim apo hakmarrje? Egli bën paralajmërimin misterioz!”
-
‘Jam shkatërruar, por rikthehem!’ – Egli Tako rrëfen dhimbjen dhe bëhet gati të hyjë sërish në BBV
-
Egli Tako kërkon të rikthehet në shtëpinë e “Big Brother VIP”: Dua të ve në vend dinjitetin tim
-
Shtatë banorë në televotim, ja kush u eliminua
-
Surprizë në Big Brother VIP! Neda Balluku dhe Arbër Hajdari futen në shtëpi, si ishte reagimi i banorëve
-
Ndodh për herë të parë! Bookmakers-at rendisin Shqipërinë në Top 10 pretendentët për të fituar Eurovision-in
-
‘Do e kuptoni shumë shpejt’! Çfarë po paralajmëron Xheneta disa orë pasi Egli të hyjë në “Big Brother”
-
Zbulohet shkaku pse u gjet i ngordhur qeni i aktorit Gene Hackman
-
Rozana sheh njeriun e saj të zemrës në shtëpi, shpërthen në lot
-
Ragon Egli Tako: S’është hera e parë që më ndodh, nuk jam në spital psikiatrik
-
‘Më ke puthur dhe gishtat e këmbës’! Xheneta i kujtoi momentet e bukura bashkë, si reagoi Gjesti?
-
Gjesti shtanget kur sheh Xhenetën brenda shtëpisë. Ajo nuk kursen ironitë
-
‘Ua ke marrë burrin 10 vetave jashtë…’ Vserlo vjen me akuza të forta ndaj Olës!
-
Egla Ceno rikthehet në “Big Brother VIP”, puth në buzë Laert Vasilin
-
Puthja mes Laertit dhe Gjestit, e më pas me Aldon! “Shpërthejnë” në akuza banorët
-
Gjesti përlotet teksa qëndron vetëm në oborr
-
Nuk do ta besoni se çfarë profesioni tjetër bën Danja përpos modelingut dhe biznesit të saj?
-
“Më the të vinte era qen…”/ Agravon debati Gerta-Laert: Ti banalizon muhabetin, je i ndyrë
-
“Me vajzat nuk tallemi”/ Tjetër puthje në buzë mes djemve të BBV 4

Kombëtarja jonë kuqezi do të nisë një fushatë të re eliminatoresh, atë të Botërorit 2026. Synimi është madhor, kualifikimi në fazën finale, por vështirësitë të mëdha, po të kemi parasysh shortin, që na ka vendosur në grup me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën. Pra, duke ditur se kualifikohet direkt vetëm vendi i parë në grup, shanset e Shqipërisë janë jo fort optimale. Megjithatë, duhet luajtur me zemër, duke dhënë gjithçka në fushë, sepse në futboll kurrë nuk i dihet. Këtë lloj kushtrimi ka dhënë në konferencën për shtyp trajneri Sylvinho, i cili sqaroi të ftuarit dhe të munguarit në listën prej 26 emrash, që publikoi sot, në funksion të dy përballjeve të radhës, ndaj Anglisë dhe Andorrës.
“Do të mundohem të flas pak dhe do t’ju lë juve të flisni më shumë. Do ta nis me 4 lojtarët që nuk janë në listë dhe të dëmtuar. Mario Mitaj ka problem puplaxhie dhe është vendosur të operohet. Keidi Bare ka dëmtim në pulpë dhe nuk është i disponueshëm për momentin, ka pasur komunikim mes doktorit tonë dhe Saragozës. Me Elseid Hysajn kam komunikuar vetë dhe mund të jetë i gatshëm për t’u rikthyer pas pauzës së kombëtareve për t’u trajnuar me ekipin e tij. Daku ka të njëjtin problem pupalxhie, do të ketë mundësi të trajtohet për t’u rikthyer shpejt me ne dhe skuadrën e tij.
Objektivi? Dëmtimet janë për ne dhe për rivalët. Për fat të keq ndodhin në futboll. Kombëtarja jonë është gjithmonë e hapur, mbërrijnë lojtarë të ndryshëm, kjo është puna. Kemi dy ndeshje shumë të vështira, shumë të ndryshme nga njëra-tjetra, duhet të punojmë shumë për të dyja. Sa i përket Anglisë, jam dakord se është ndër kombëtaret më të forta në botë. Ka lojtarë shumë të fortë, tani ka një trajner të madh, siç ishte edhe Southgate me dy finale Europiani. Tani vjen një trajner tjetër i rëndësishëm në krye të Anglisë, po flasim për një kombëtare me nivel të lartë. Ne duhet të punojmë shumë. Më shqetësojnë të dyja ndeshjet në aspektin e punës. Duhet të punojmë fort në stërvitje, t’i përgatisim më së miri ndeshjet. Janë dy ndeshje shumë të ndryshme, ndaj duhet t’i përgatisim lojtarët në aspektin futbollistik.
Pse mungon Seferi në listë? Kemi mbingarkesë në të majtë, kemi shumë alternativa. Seferi po bën një rrugëtim shumë të mirë në kombëtare, është një lojtar shumë i mirë, ka zemër, e bën gjithçka me zemër. Me mua trajner është hera e parë që mungon. Këto ndeshje do të thonë që nis një ëndërr e rëndësishme për të shkuar në Botëror. Edhe unë e kam këtë ëndërr, por duhet të bëjmë mirë të gjithë. Ky është një mesazh për të gjithë lojtarët, jo vetëm për Seferin. Mund të vijnë pyetje për Mehmetin, që sot nuk është në listë, por herën tjetër mund të jetë. Ne kemi nevojë për të gjithë. Kombëtarja është e hapur, por duhet të mendojmë në mënyrë strategjike sa iu përket ndeshjeve. Në krahun e majtë kemi Hoxhën, Muçin, Bajramin, Mehmetin… Të gjithë mund të luajnë majtas, por unë duhet të marr dy apo tre në këtë rol. Strategjikisht, sa iu përket dy ndeshjeve, bëhen zgjedhje. Kësaj here mbeti jashtë Seferi.
Jam dakort që 2 vite trajner këtu më kanë ndihmuar t’i njoh mirë lojtarët dhe mentalitetin e tyre. Po punojmë shumë që ata të përmirësohen, sidomos në apsketin e përqendrimit. Ne kemi humbur disa ndeshje për shkak të përqendrimit, shpresoj të kemi fituar eksperiencë në këtë drejtim në finalet e ‘Euro 2024’. Përballja me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë na kanë mësuar shumë, do të punojmë shumë për t’ia dalë mbanë.
Situata e Brojës dhe Ismajlit, që nuk kanë luajtur me ekipet e tyre? Kemi komunikuar rregullisht prej 10 ditësh me të dy lojtarët. Ismajli ka një ripërsëritje të problematikës që ka patur më parë. Broja tashmë është rikthyer dhe të 2 futbollistët janë grumbulluar me klubet e tyre për ndeshjet e kësaj fundjave. Në momentin që do të vijnë do t’i shikojmë sërish me mjekët e kombëtares. Kemi disa muaj që nuk jemi takuar me lojtarët, ndaj në grumbullim do të bëjmë vlerësimet e duhura për gjithsecilin.
Ftesa e Etnik Brrutit dhe hatërmbetjet mes Kosovës dhe Shqipërisë? Duhet ta shpjegoj pak punën tonë, jemi një grup që punon shumë. Unë jam përgjegjësi kryesor i kombëtares, pastaj Doriva, Zabaleta, Bulku dhe Bushi që punojnë fort për të pikasur lojtarët. Brruti është një futbollist që na ka munguar. Kemi shumë emra në të majtë, por në të dhjathtë nuk kemi shumë. Rikthehet Pajaziti dhe jam i lumtur për të. Tani kemi marrë Brrutin, që është mëngjarash dhe do të na bëjë punë. Sa iu takon kritikave dhe situatës së Brrutit, është vetë futbollisti që zgjedh se me kë do të luajë. Presioni është i pranishëm, pasi do të luajmë në një stadium si ‘Wembley’. Jam i bindur se të gjithë duan të luajnë në këtë stadium dhe ndaj një ekipi si Anglia.
Strategjia jonë e lojës? Janë kompeticione të ndryshme dhe skuadra të ndryshme. Kemi një ëndërr për të shkuar në Botëror. Është i vështirë, por i bukur që të arrihet si objektiv. Duhet të marrim sa më shumë pikë, është një grup i vështirë. Ajo që nuk duhet të mungojë kurrë është zemra, djersa dhe shpirti i ekipit. Në fushë duhet të hyjmë me zemër. Rregulli në këtë kompeticion ndryshon, pasi kualifikohet vetëm vendi i parë".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd