Magazinë
Transmetuar më 14-03-2025, 14:41

Në javët e fundit, ish-sulmuesi Wayne Rooney e ka kritikuar shpesh punën e bërë nga Manchester United në periudhën e fundit. "Wazza" është rikthyer sërish për të folur mbi situatën, duke deklaruar që, nëse do të ishte ai që merrte vendimet, do të mbante vetëm dy lojtarë nga skuadra aktuale:

"Nevojitet një ndryshim drastik dhe besoj se të paktën 10 deri në 15 lojtarë duhet të largohen. Natyrisht, kjo nuk do të ndodhë, edhe sepse brenda klubit ekziston një mentalitet i tillë që nuk i shtyn drejtuesit të marrin përgjegjësi. Unë do të mbaja vetëm Bruno Fernandes dhe Mainoo".

Më herët, Rooney kishte folur edhe për ndikimin e trajnerit Ruben Amorim: "Mendoj se ai do të ketë kohë në dispozicion. Është shumë e vështirë të marrësh drejtimin e skuadrës gjatë sezonit dhe të mos kesh një fazë përgatitore për ta përgatitur ekipin.

Megjithatë, ai duhet të shohë përpara dhe të vazhdojë. Thotë se dëshiron të fitojë Premier League, por si mund të konkurrojë për këtë? Së pari, duhet të ngjitet më lart në renditje, ky është hapi i ardhshëm. Trajnerët nuk kanë pasur shumë kohë në dispozicion në 10-15 vitet e fundit.

Duhet të jesh egoist si trajner dhe të thuash ‘ok, nëse nuk e bëj tani, mund të mos e kem më këtë mundësi’. Mendoj se është pak naive të thuhet se po synojnë të fitojnë Premier League, sepse nga ku janë tani, janë shumë larg atij objektivi".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit