Magazinë
Transmetuar më 09-03-2025, 20:16

Rama thotë se qeveria ka marrë miratimin e autoriteteve franceze për të vendosur monumentin e Heroit Kombëtar Shqiptar në një shesh të Parisit me emrin e tij, dhe për punë ditësh skela që ka mbuluar monumentin e Skënderbeut në shesh do të hiqet.

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me mbulimin e monumentit të Skënderbeut në qendër të Tiranës. Kreu i qeverisë në një reagim në rrjete sociale, ka hedhur poshtë akuzat për konspiracion në Muajin e Ramazanit, teksa thotë se monumenti është mbuluar pasi po i merren format për realizimin e një kopjeje të tij, e cila do të vendoset në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Paris.

Rama thotë se qeveria ka marrë miratimin e autoriteteve franceze për të vendosur monumentin e Heroit Kombëtar Shqiptar në një shesh të Parisit me emrin e tij, dhe për punë ditësh skela që ka mbuluar monumentin e Skënderbeut në shesh do të hiqet.

Reagimi i Ramës:

Qarkullon një kua-kua-kua këmbëngulëse në kënetën sociale për psenë e mbulimit të monumentit të Skënderbeut në Tiranë dhe formulohen mallkime për tradhëti kombëtare, bazuar në akuza për konspiracion kundër Atletit të Krishtit në Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit Arsyeja është shumë e thjeshtë, po edhe e bukur në këtë rast. Monumenti është veshur me skeleri, sepse po i merren format për realizimin më pas të një kopjeje të tij, e cila do të vendoset në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Paris Po po, e lexuat mirë, pas një përpjekjeje diplomatike të gjatë e të suksesshme, pikërisht sepse sot Shqipëria dëgjohet me respekt, kemi arritur të marrim miratimin e autoriteteve franceze për të vendosur monumentin e Heroit tonë Kombëtar në një shesh të Parisit me emrin e tij Punë ditësh dhe skela do të hiqet, kështu që edhe atdhetarët zemërtrazuar që llokoçiten në kënetën e kua-kua-kuave do të mund të çmallen me kalin e Skënderbeut dhe do t’u duhet të gjejnë një tradhëti tjetër.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit