

Dy motrat u grindën sepse njëra kishte marrë pa leje produktin e pastrimit të grimit të tjetrës
Një konflikt i dhunshëm mes dy motrave në Somma Vesuviana, Napoli, Itali, përfundoi me ndërhyrjen e karabinierëve dhe një arrestim.
Sipas raportimeve, dy motrat, përkatësisht 20 dhe 24 vjeç, filluan të debatonin ashpër për shkak të një lapsin sysh që e madhja kishte marrë pa leje.
Grindja degjeneroi kur 20-vjeçarja nxori një thikë kuzhine nga sirtari dhe e goditi motrën e saj plot gjashtë herë në bark.
Karabinierët mbërritën në vendngjarje, sekuestruan thikën ende të mbuluar me gjak.
Viktima u dërgua në spitalin e Nolës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autorja e sulmit u arrestua për "lëndime të rënda me dashje" dhe aktualisht ndodhet në paraburgim në pritje të vendimit të autoriteteve gjyqësore. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd