

Tiranë: Operacioni “Brothers” godet një grup të dhunshëm grabitësish
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Brothers”, duke arrestuar 4 persona të dyshuar për një grabitje të dhunshme në një banesë me qira, ku jetonin 3 shtetase turke.
Në pranga ranë:
🔹 Serxho Zeneli (20 vjeç)
🔹 Oresti Zeneli (18 vjeç)
🔹 Xhuljan Sinanaj (20 vjeç)
🔹 Sebastian Sinanaj (18 vjeç)
Këta persona, të organizuar në grup, kanë hyrë me forcë në banesën e 3 shtetaseve turke dhe kanë grabitur 3350 euro dhe 2 celularë.
🚨 Gjatë kontrollit në banesë, u gjet dhe një sasi droge (kanabis), duke çuar në arrestimin e një prej shtetaseve turke, 24-vjeçares M. M.
Ndërkohë, dy shtetaset e tjera turke janë proceduar penalisht për moskallëzim krimi.
Çfarë u sekuestrua gjatë operacionit?
🔹 3350 euro cash
🔹 Një sasi lënde narkotike
🔹 Automjeti i përdorur për grabitjen
🔹 Katër celularë
Policia e Tiranës vijon hetimet për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të të arrestuarve dhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd