

Largimi i Eglit nga “Big Brother VIP Albania” ka shkaktuar shumë reagime si brenda shtëpisë ashtu dhe jashtë saj.
Ish-banorë të “Big Brother VIP 4” apo dhe personazhe të njohur të ekranit kanë komentuar vendimin që Egli mori një ditë më parë.
Një ndër ta është edhe aktori i njohur, Julian Deda, i cili ka qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri në edicionin e tretë të reality show-t.
“Hera e parë në këtë Big Brother, që Egli mendoi për veten e saj”, shkruan Juli duke shtuar: “Asgjë para shëndetit”.
Më pas Deda ka publikuar një mesazh që një ndjekës i ka shkruar dhe ai ka vendosur që t’i kthejë përgjigje publikisht.
“O Jul, pse nuk e komenton faktin që sa doli Egli, Gjesti u mërzit aq shumë sa i futi një pjatë patate të skuqura dhe pastaj kërkoi cigaret se ku i ka fshehur Egli. Për mendimin tim, Gjesti i nxiu jetën asaj. Qysh kur u fut ai, Egli ndryshoi shumë, ndërsa Gjesti sa ja shtonte Stresin”, shkruhej në mesazh.



Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






