Magazinë
Transmetuar më 14-03-2025, 13:15

KOSOVË- Një aksident i rëndë është regjistruar sot në rrugën Domorovc-Hodonovc të komunës së Ranillugut në Kosovë. Për shkak të aksidentit ka mbetur viktimë një 23-vjeçare. Dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Hashani theksoi se të plagosurat janë dërguar në spitalin e Gjilanit ku po marrin ndihmë mjekësore.

“Ju informojmë se rreth orës 10:00 në aksin rrugor të fshatit Domorovc-Hodonovc (komuna Ranillug) ka ndodhur një vetaksident trafiku me fatalitet. Në këtë vetaksident ka qenë e involvuar vetura Golf VII me targa 06, ku drejtuesja shtetase e Kosovës (2002) si pasojë lëndimeve ka vdekur, ndërsa dy pasagjere (të gjinisë femërore) kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Emergjencën e Spitalit në Gjilan.

Policia e Kosovës, njësitet e Trafikut Rajonal me urgjencë kanë dalë më vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e Shtetit janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhur ky vetaksident i rëndë që na ka tronditur të gjithëve”, ka thënë zëdhënësi i policisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit