

Selanik – Burri shqiptar që humbi jetën pasi vrau gruan në apartamenin e tyre me qira në Selanik, nuk kishte pasur më parë probleme të rënda në familje, por po vuante daljen nga puna.
Kjo u zbulua në mediat lokale që citon noa.al, ku foli Vasiki Mela, kreu i Sindos, lokaliteti në Selanik ku ndodhi tragjedia.
Sipas Melas, autori i vrasjes vuante nga probleme psikologjike dhe së fundmi ishte pushuar nga puna.
"Është vërtet tronditëse dhe e dhimbshme ajo që ndodhi. Është ndryshe kur dëgjon për vrasje të grave në televizion. Këtë herë, fatkeqësisht, një grua u vra në zonën tonë. Nga sa më kujtohet, diçka e tillë nuk ka ndodhur më parë.
Nga sa kam dëgjuar nga fqinjët, çifti nuk kishte mosmarrëveshje apo zënka. Fatkeqësisht, kjo tragjedi ndodhi", tha Mela.
Një fqinj i çiftit vuri në dukje se nuk kishte dëgjuar asnjëherë zënka apo probleme mes tyre.
"Nuk kemi dëgjuar asnjëherë britma, ishin njerëz punëtorë, shkonin në punë dhe ktheheshin në shtëpi. Kanë dy vajza dhe rrinin shpesh në ballkon. Ishin shumë të qetë."
Sipas fqinjëve, gruaja ishte në kërkim të një pune dhe kur një fabrikë në zonë e punësoi, ajo e falënderoi duke i qerasur fqinjët me byrekë.
Policia po heton motivin e vrasjes
Autori nuk kishte preçedent në të kaluarën për dhunë në familje. Policia po përpiqet të zbulojë çfarë e çoi 53-vjeçarin drejt këtij akti makabër.
Hetimi bëhet më i vështirë pasi çifti nuk kishte dhënë kurrë shenja se kishte probleme, gjë që do të ndihmonte në zbardhjen e motiveve.
Vëllai i viktimës, i tronditur, tregoi se çifti nuk ishte zënë ndonjëherë më parë.
"Nuk dimë çfarë ka ndodhur. Nuk ziheshin kurrë, nuk kishin probleme. Edhe fqinjët thanë se nuk u dëgjua asnjë zhurmë. Nuk e di çfarë mund të ketë ndodhur në mendjen e tij. Vajza e vogël ishte në shkollë kur ndodhi krimi."
Policia vazhdon hetimet për të zbuluar arsyet pas tragjedisë së tmerrshme. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd