

Emigranti 53-vjeçar shqiptar, menjëherë pas krimit, u hodh nga ballkoni i katit të dytë dhe dha shpirt gjatë transportit për në spital në Selanik
SELANIK – E mbuluar me gjak në ballkonin e apartamentit të saj (në foto) në Selanik u pa 44-vjeçarja që ra viktimë e tërbimit të bashkëshortit të saj, pak para se ai ta rrëmbente përsëri dhe ta vriste përfundimisht.
Vrasja e 44 vjeçares ndodhi mëngjesin e së mërkurës në një pallat në Sindos, ku autori sulmoi gruan e tij me thikë duke i shkaktuar plagë të shumta në bark, raporton noa.al duke cituar median lokale TyposThes.
Detajet e reja janë rrënqethëse: Viktima kishte dalë në ballkon, e plagosur, me gjakun që rridhte nga goditjet e bashkëshortit të saj, para se ai të arrinte ta tërhiqte përsëri brenda shtëpisë dhe t’i jepte goditjen përfundimtare.
Autori vrau veten
Menjëherë pas krimit, 53-vjeçari vendosi t’i japë fund jetës së tij dhe u hodh nga ballkoni i katit të dytë të pallatit ku banonte me gruan e tij dhe dy vajzat e tyre, 21 dhe 16 vjeçe.
Burri u lëndua rëndë nga rënia dhe u transportua në spitalin "Papageorgiou", ku u konfirmua vdekja e tij.
Për këtë krim të tmerrshëm që përfundoi me vetëvrasjen e autorit, Policia u njoftua nga fqinjët që ishin dëshmitarë të skenës tronditëse.
"Nuk e dimë saktësisht çfarë ndodhi. Në përgjithësi nuk grindeshin, nuk kishin dhënë asnjëherë shenja problemesh. Dhe fqinjët tani më thanë se nuk dëgjuan asnjë zhurmë sot. Të dy ishin mirë. Nuk e di se çfarë mund të ketë ndodhur në mendjen e tij. Vajza më e vogël ishte në shkollë," – deklaroi vëllai i gruas së vrarë në Mega.
Çfarë ndodhi në Selanik – Skena horrori teksa 44-vjeçarja tenton të shpëtojë nga burri i saj, por ai e vret para se të hidhet nga ballkoni
Një krim makabër ka tronditur mëngjesin e së mërkurës 12 mars Selanikun, ku një 53-vjeçar vrau gruan e tij 44-vjeçare, përpara se të vetëhidhej nga ballkoni i katit të dytë, duke ndërruar jetë gjatë transportit në spital.
Ngjarja ndodhi në një pallat në Sindos, ku burri e sulmoi me thikë bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda në bark.
Menjëherë pas krimit, 53-vjeçari vendosi të vetëvritej, duke u hedhur nga ballkoni i apartamentit ku jetonin bashkë me dy vajzat e tyre, 21 dhe 16 vjeç. Ai u transportua në spitalin "Papageorgiou", ku u konfirmua vdekja e tij.
Sipas dëshmive të fqinjëve, çifti nuk kishte shfaqur më parë probleme apo debate të hapura, ndërsa asnjë zhurmë apo britmë nuk u dëgjua para tragjedisë.
Policia po vijon hetimet për të zbuluar shkaqet që çuan në këtë krim të dyfishtë tronditës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd