Transmetuar më 13-03-2025, 22:18

Arrestohet një grua për vrasje pasi jetoi me trupin e nënës së vdekur dhe dhjetëra mace. Trupi ishte në dekompozim të avancuar. Gruaja u dërgua në një spital psikiatrik

AthinĂ«- NjĂ« 66-vjeçare Ă«shtĂ« arrestuar nĂ« AthinĂ« pasi policia zbuloi trupin e nĂ«nĂ«s sĂ« saj nĂ« njĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ« dekompozimi brenda apartamentit tĂ« saj nĂ« lagjen Eksarhia.

Gruaja K.M., akuzohet për vrasje dhe për fshehjen e trupit për një kohë të gjatë, duke e mbajtur atë në qese plehrash për të mos humbur të drejtën e banimit në apartamentin që i ishte dhënë nga miq të familjes, raporton noa.al.

Përveç kësaj, autoritetet kanë ngritur akuza ndaj saj për keqtrajtimin e mbi 40 maceve që mbante në apartament.

Zbulimi i ngjarjes makabre erdhi pas një denoncimi për abuzim të kafshëve nga pronari i një banese në Kineta, ku gruaja kishte jetuar më parë. Ai raportoi jo vetëm për qiranë e papaguar, por edhe për kushtet e mjerueshme në të cilat mbaheshin macet.

Hetimet zbuluan se gruaja kishte edhe dy apartamente të tjera në Athinë, ku gjithashtu mbante më shumë mace në kushte të rënda. Fillimisht, ajo u tha fqinjëve se nëna e saj ishte ende gjallë, por me kalimin e kohës, banorët e pallatit nisën të dyshonin dhe njoftuan autoritetet.

Kur policia dhe administratori i ndërtesës hynë në apartamentin e saj, gruaja u detyrua të tregonte trupin e pajetë të nënës së saj, i cili ndodhej në një fazë të avancuar dekompozimi. Trupi gjendej nën krevatin ku 66 vjeçarja flinte.

Hetimet nxorën se e ndjera kishte ndërruar jetë që më 30 korrik 2017 dhe që atëherë dergjej nën shtratin e së bijës.

Gjithashtu, policia gjeti mace të mbyllura në kafaze, të uritura dhe pa ujë për ditë të tëra.

Trupi u zbulua më 8 mars në rrugën Tzavella në Eksarhia, ndërsa gruaja u arrestua menjëherë dhe sot u publikuan të dhënat në media. Pas ndalimit, ajo u dërgua në spitalin "Evangelismos" në klinikën psikiatrike për shtrimin e detyruar dhe pritet t’i nënshtrohet një vlerësimi të shëndetit mendor. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit