

Tragjedi në Shkodër: Aksident fatal në aksin Shkodër-Hani i Hotit, humb jetën 57-vjeçari, vajza e tij në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:35 në aksin rrugor "Shkodër-Hani i Hotit", ku një autoambulancë është përplasur me një automjet të drejtuar nga shtetasi Abaz Kuka, 57 vjeç, raporton noa.al.
Si pasojë e përplasjes Abaz Kuka ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ndërsa vajza e tij, D. Kuka, 18 vjeçe, e cila ndodhej si pasagjere në mjet, ndodhet në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i autoambulancës, shtetasi P. S., po merret në pyetje nga autoritetet, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd