Magazinë
Transmetuar më 06-03-2025, 13:48

Tiranë, 6 mars 2025- Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, njoftoi sot se Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, një institucion financiar i ri që do të përkushtohet në nxitjen e zhvillimit ekonomik të vendit. Banka do të mbështesë sektorët e nënfinancuar, si dhe do të ofrojë mundësi të reja për ata që janë të pashërbyer nga sektori bankar, sidomos ata që jetojnë në zona rurale.

Ibrahimaj theksoi se ky institucion është krijuar bazuar në eksperiencat më të mira të institucioneve të ngjashme në Bashkimin Europian, dhe ka për qëllim të ofrojë mundësi financimi për projekte që nxisin zhvillimin ekonomik.

“Banka Shqiptare e Zhvillimit do të financojë zhvillimin e infrastrukturës fizike dhe digjitale, do të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, dhe do të kontribuojë në financimin e projekteve infrastrukturore. Po ashtu, banka do të mbështesë eksportet shqiptare dhe do të mundësojë bashkëpunimin me institucionet financiare ndërkombëtare të BE-së,” deklaroi Ibrahimaj.

Ajo shtoi se kjo bashkëpunim ka për qëllim rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë, duke lehtësuar gjithashtu hyrjen e Shqipërisë në tregun e BE-së.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit