Magazinë
Transmetuar më 29-03-2025, 14:02

Tiranë- Në dorëzimin e DIVA 2024 detyrim do të jetë edhe deklarimi i i të ardhurave të individëve nga platformat e rrjeteve sociale. Administrata tatimore njofton se nga verifikimet paraprake rezultojnë rreth 33 milionë euro të ardhura të gjeneruara nga individët nëpërmjet platformave të rrjeteve sociale META, Youtube dhe Google që duhen të deklarohen te DIVA 2024.

Afati për dorëzimin e DIVA 2024 është data 1 Prill (afati i fundit të dorëzimit të DIVA është 31 Mars, por për shkak të pushimit zyrtare afati i fundit është 1 Prilli).

“Nga verifikimet paraprake me bankat rezultojnë rreth 33 milion euro të ardhura nga individët për platformat Meta, Facebook, Youtube, Google etj Administrata Tatimore fton tatimpaguesit t’i deklarojnë këto të ardhura në DIVA 2024. Afati final i dorëzimit të DIVA 2024 është data 1 Prill”, thuhet në njoftim.

Detyrimin për deklarimin e DIVA e kanë individët rezidentë dhe jo rezidentë, që gjatë vitit 2024: kanë pagë bruto vjetore mbi 1,2 milionë lekë; janë të dypunësuar, të paktën për një periudhë tatimore brenda vitit; realizojnë të ardhura nga burime të tjera mbi 50 mijë lekë në vit për të cilat nuk është mbajtur tatimi në burim.

Deklarata vjetore e të ardhurave gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.

Me hyrjen në fuqi të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” detyrimi për plotësimin e DIVA 2024 është për të gjithë ata individë që kanë të ardhura bruto vjetore mbi 1,2 milionë lekë nga mbi 2 milionë lekë që ishte pragu i mëparshëm.

Nga ulja e pragut numri i deklaruesve të rinj llogaritet të shtohet në mbi 70 mijë individë. Ndryshoi gjithashtu edhe te afati i plotësimit nga 30 Prill që ishte më parë në 31 Mars./ Monitor

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit