Magazinë
Transmetuar më 04-03-2025, 12:25

SERBI- Kuvendi i Serbisë është përfshirë nga tymi dhe flaka në senacën e sotme. Situata ka përshkallzuar si pasojë e refuzimit të kërkesave të opozitës për futjen e dy pikave në rendin e ditës. Sipas mediave serbe, në kuvend është hedhur gaz lotsjellës ndërsa nuk ka munguar edhe përplasja fizike mes mazhorancës dhe opozitës.

Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç tha se deputetja Jasmina Obradoviç, e cila u godit nga një bombë tymuese, pësoi lëndim dhe është transferuar në spital. Qeveria miratoi paraprakisht rendin e ditës me 62 pika, ku përfshiheshin edhe ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë. Këto të fundit janë kërkesë e studentëve që protestojnë në Serbi, që nga shembja vdekjeprurëse e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar.

Në seancë duhej të miratohej edhe dorëheqja e kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviç, të cilën ai e ofroi më 28 janar, nën presionin e protestave të studentëve. Opozita kërkoi që në rend dite të ishin vetëm ndryshimet në Ligjin e Arsimit të Lartë, duke thënë se Qeveria që ka shpallur dorëheqjen, nuk mund të miratojë ligje të rëndësishme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit