
00:14 | Prifti grek shuan epshet me vajza të mitura në dhomën e rrëfimit. Çfarë u dëshmua në sallën e gjyqit
- 00:07 | U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
- 23:52 | Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
- 23:51 | Barcelona fiton bindshëm dhe tashmë ndodhet në +3 ndaj Real Madridit
- 23:45 | Donald Trump do një mandat të tretë si president i SHBA edhe pse Kushtetuta e ndalon: Ka mënyra, nuk po bëj shaka!
- 23:41 | Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
- 23:38 | Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
- 23:32 | Si t’i lani atletet tuaja në lavatriçe – pa i dëmtuar
- 23:29 | Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
- 23:23 | Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”
Horoskopi javor nga Susan Miller, 31 mars deri 6 prill 2025 për të 12 shenjat zodiakale
- Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e shtunë 30 Mars 2025
- Festa kthehet në tragjedi, dy të rinj humbin jetën nga të shtënat me armë zjarri, 4 të tjerë plagosen
- Limuzina e Putinit shpërthen para ndërtesës së FSB-së në Moskë
- Media greke: Mafia e ndërtimit në Mykonos dhe lidhja me vrasjen e Alfons Doçit në burg
- Detaje tronditëse/ I ati i mori jetën, si prindërit thurën planin për të vr'arë 24-vjeçaren palestineze në Tiranë
- Me fëmijën e mitur në makinë dhe tapë në timon, vihet në pranga kryebashkiakja e Nju Xhersit
- Një makinë u preu rrugën/ Shpërthimi në banesën e motrave Nikolli, zbulohen detaje nga aksioni i SPAK
- 'Administrata është zero, për një certifikatë…'/ Qytetarja debaton me Ramën në Athinë
- INCIDENTI/ Qytetari 'shpërthen' ndaj kryebashkiakut: Hajdut! Nuk do të kesh vend për t’u fshehur
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”
-
I dënuar me një vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin në Gjykatë
-
Prindërit e Gjestit flasin për herë të parë për banoren, mesazhi për familjen e saj
-
Debati i ashpër Gjesti-Rozana-Egli, banori bën veprimin e papritur që u bë viral në rrjet
-
‘Është kapur prej flokësh me një vajzë’. Debat i ashpër në BBV mes Kellit dhe Rozanës: Ma trego videon!
-
Zbulohet data e finales së madhe të Big Brother VIP4. Banorët në lot
-
‘Ke parë ndonjë mami të moshës time të jetë kështu?…’ Gerta vë në siklet Gjestin!
-
“Dua të të përqafoj, më ka marrë malli…”/Egli i tregon Danjës për Gjestin!
-
SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, revoltohet Xhovana!
-
“Lufto për vete dhe për ne”/ Kush e surprizoi Rozanën me parashutë në BBV 4?
-
“Ndihem grek”, këngëtari shqiptar: Nga Shqipëria mbaj mend të shtënat me armë
-
Tran’sgjinorja tërhiqet nga konkursi i “Miss”-it, shkak Donald Trump?!
-
Momente të ‘nxehta’ mes Loredanës dhe Jozit, çifti shkëmben puthje pasionante në shtrat!
-
“Eurovision 2025″/ Ja se kur do të performojë Shqipëria në gjysmëfinalen e parë
-
Gjesti i përmendi partnerin, Rozana i kthehet ashpër: Je i poshtër, je i pisët
-
‘Na ke hyrë në mes për të na ndarë…’/Gjesti vjen me akuza ndaj Rozanës! ‘Besprere…’
-
E keni menduar ndonjëherë si do të dukeshin personazhet e “Sex and the City” si bebe?
-
Princi Harry i shokuar, vendos të shpallë dorëheqjen
-
Edhe pse tha që do të zhduket, Gjesti i premton tani Eglit që kur të dalin jashtë do zgjidhin gjithçka
-
‘Jam futur vetëm këtu! Më ke përmendur babain e ndjerë’! Laerti dhe Valbona përballen në prime

SHBA- Sa më shumë arsyeton, aq më shumë fuqi kompjuteri përdor, shkruan The Economist. Disa ditë para Krishtlindjeve, kur kompania OpenAI njoftoi një model të ri të Inteligjencës Artificiale gjeneruese, të quajtur O3, ky lajm ngjalli njëkohësisht entuziazëm dhe skepticizëm.
Pati entuziazëm nga ata që prisnin që aftësitë e tij arsyetuese të ishin një hap i madh përpara drejt inteligjencës mbinjerëzore.
Dhe gjithashtu pati skepticizëm sepse OpenAI nuk e publikoi atë për publikun e gjerë dhe u përhapën dyshime se firma kishte fryrë arritjet për të tërhequr vëmendjen e presidentit të zgjedhur Donald Trump, që asokohe nuk ishte përuruar ende në post.
Megjithatë, që atëherë ka pasur një pajtim të gjerë në lidhje me këtë model. Ai, ashtu si paraardhësi i tij O1 (O2 u anashkalua sepse është emri i një rrjeti celular europian), jep rezultate më të mira, sa më shumë kohë që të kalojë duke “u menduar” për t’ju përgjigjur një pyetjeje.
Më shumë mendim do të thotë më shumë fuqi kompjuterike dhe një kosto më e lartë.
Për rrjedhojë, po ndodh një ndryshim i madh në llogaritjet e kostove ekonomike të këtyre shërbimeve, të cilat mundësohen për një numër të madh njerëzish, me një kosto të ulët margjinale, falë shpërndarjes falas në internet.
Investitorët e vlerësojnë shumë kompaninë OpenAI. Ajo vlen 157 miliardë dollarë, sipas një vlerësimi të fundit të fondeve. Ata shpresojnë se falë suksesit të produkteve si ChatGPT, firma do të bëhet gjiganti i ardhshëm që do të arrijë vlerën një trilion dollar.
Por rritja e kostove të modeleve më të përparuara, si dhe trysnitë e tjera që vijnë nga furnitorët, shpërndarësit dhe konkurrentët, tregojnë se krijimi i modeleve mund të mos japë fuqi të ngjashme me monopolin që gëzojnë kompanitë e mëdha teknologjike.
“Një gjë shumë e rëndësishme që duhet kuptuar për të ardhmen është se ekonomia e Inteligjencës Artificiale do të ndryshojë plotësisht”, tha François Chollet, një studiues i Inteligjencës Artificiale në X, ditën kur modeli 03 u bë publik.
Zoti Chollet ka rritur entuziazmin për publikimin e versionit O3. Në qershor, ai shpalli se do të jepej një çmim prej 1 milion dollarësh për modelet e Inteligjencës Artificiale që mund të zgjidhnin një sistem që ai e kishte krijuar pesë vjet më parë, të quajtur “Abstraktja dhe Trupi i Arsyetimit”, ose ARC.
Ai përbëhet nga një sërë enigmash ku duhet përdorur arsyetimi për të zgjidhur disa kleçka (shih diagramin) që janë “të lehta për njerëzit dhe të pamundura për Inteligjencën Artificiale moderne”.
Zoti Chollet tha se zgjidhja e problemeve të sistemit ARC ishte një hap “jetik” drejt ndërtimit të një Inteligjence Artificiale që ia kalon njeriut në shumë detyra.
Gjashtë muaj më vonë, kompania OpenAI e kaloi provën. Modeli i saj O3 arriti një rezultat shumë të mirë prej 91.5%. Suksesi tregoi se ka pasur një ndryshim hapi në aftësinë e Inteligjencës Artificiale për t’u përshtatur me detyrat e reja, tha Chollet. Modeli i ri nuk është vetëm më i mirë; është ndryshe.
Ashtu si version O1, ai përdor një qasje llogaritëse, që jep rezultate më të mira, sa më shumë kohë që shpenzon për të arsyetuar përgjigjen.
Në vend që thjesht të japë një përgjigje sa më shpejt të jetë e mundur, modeli O3 është ndërtuar në një mënyrë që të kalojë më shumë kohë duke u menduar për pyetjen.
Këtu hyjnë në lojë kostot më të larta. Zoti Chollet vendosi një kufi prej 10,000 dollarësh në shumën që garuesit mund të shpenzojnë për fuqinë kompjuterike, për t’iu përgjigjur 400 pyetjeve në sfidën e tij.
Kur OpenAI paraqiti një model nën kufirin e kësaj shume, duke shpenzuar 6,677 dollarë (rreth 17 dollarë për pyetje), ajo arriti një rezultat prej 82.8%.
Rezultati prej 91.5%, i arritur nga modeli O3, erdhi nga fryrja e buxhetit. Kompania nuk e zbuloi shumën e shpenzuar, por tha se versioni i shtrenjtë përdorte 172 herë më shumë “sasi llogaritëse” se sa versioni më i lirë.
Kjo tregon se makinerisë i duhen rreth 3,000 dollarë për të zgjidhur një pyetje të vetme për të cilën njerëzve i duhen disa sekonda.
Modelet e shkuara të Inteligjencës Artificiale e kishin kaluar tashmë normën me kosto të ulët margjinale të industrisë së softuerit, sepse për përgjigjen e pyetjeve nevojitej më shumë fuqi përpunuese sesa përdorimi i mjeteve të zakonshme si një motor kërkimi.
Por kostot e ndërtimit të modeleve të mëdha gjuhësore dhe funksionimit të tyre ishin mjaftueshëm të vogla në terma absolutë sa që OpenAI mund të mundësonte ende qasje falas.
Kjo nuk është e vërtetë për modelet më të fundit. OpenAI e mundëson versionin “profesional” të modelit O1 për një abonim prej 200 dollarësh në muaj (dhe gjithsesi del me humbje, sipas shefit të saj Sam Altman, sepse klientët po shpenzojnë më shumë për pyetje sesa kishte planifikuar kompania).
Pierre Ferragu nga kompania analitike New Street Research mendon se OpenAI mund të kërkojë deri në 2000 dollarë në muaj për një qasje të plotë në versionin e ri O3.
Fuqia e modeleve të tilla qëndron në faktin se deri tani, përparimi në Inteligjencën Artificiale ishte mbështetur në trajnime më të shumta dhe më të mira, me më shumë të dhëna dhe më shumë fuqi kompjuterike, duke krijuar më shumë inteligjencë.
Por pasi një model trajnohej, ishte e vështirë të përdorej mirë fuqia shtesë e përpunimit. Siç tregon suksesi i versionit O3 në sfidën ARC, kjo ka ndryshuar. Tashmë përgjigjet janë shumë më të sakta.
Zhvillime të tilla ndryshojnë kostot e prodhuesve të modeleve, si OpenAI. Varësia nga më shumë fuqi përpunuese i fuqizon furnizuesit, si Nvidia, një prodhues i çipave të specializuar të Inteligjencës Artificiale.
Gjithashtu dalin të fituar shpërndarësit e modeleve të Inteligjencës Artificiale, sidomos mundësuesit e shërbimeve cloud si Amazon, Microsoft dhe Alphabet.
Dhe kjo mund të justifikojë fatin që këta gjigantë të teknologjisë vazhdojnë të investojnë në qendrat e të dhënave, sepse duke qenë se modelet nxjerrin më shumë përfundime nga një detyrë, atëherë do të kenë nevojë për më shumë fuqi kompjuterike.
Më 21 janar, Trump njoftoi “Stargate”, një projekt të madh të sektorit privat për të ndërtuar qendra të dhënash në Amerikë, ku përfshihet edhe OpenAI.
Një problem është konkurrenca. Google ka lëshuar modelin e vet të arsyetimit, të quajtur Gemini 2.0 Flash, dhe firmat e tjera të teknologjisë ndoshta do të bëjnë të njëjtën gjë.
Kështu, klientët do të jenë në gjendje të përdorin modele të shumta nga ofrues të ndryshëm. Dhe megjithëse modelet gjeneruese me Inteligjencë Artificiale mund të përmirësohen paksa nëpërmjet ndërveprimeve me klientët, atyre u mungojnë efektet e vërteta të rrjetit, ndryshe nga produktet që bënin Google dhe Facebook më parë.
Me rritjen e kostove margjinale, ndërtuesit e modeleve duhet të prodhojnë një vlerë domethënëse në mënyrë që të ngarkojnë çmime të larta. Lan Guan, nga firma këshillimore Accenture, thotë se shpresohet që modelet e reja të Inteligjencës Artificiale si O3, do të mbështesin agjentët e Inteligjencës Artificiale me qëllim për të ndihmuar individët dhe kompanitë që të rrisin produktivitetin në punë.
Një çmim i lartë për përdorimin e një modeli arsyetimi mund të jetë edhe më i vlefshëm se kostoja e punësimit të një personi që ka doktoraturë në matematikë. Por kjo varet nga pyetja se sa të dobishme do të jenë modelet e Inteligjencës Artificiale.
Përdorimet e ndryshme mund të çojnë edhe në më shumë fragmentime. Për shembull, Jeremy Schneider nga firma këshillimore McKinsey, thotë se mundësimi i shërbimeve të Inteligjencës Artificiale për klientët e korporatave, do të kërkojë modele që janë të specializuara për nevojat e secilës ndërmarrjeje, në vend të atyre për qëllime të përgjithshme si aplikacioni ChatGPT.
Në vend të mbizotërimit nga një firmë e vetme, disa presin që krijimi i modeleve të Inteligjencës Artificiale, në të ardhmen t’i përngjajë një oligopoli, me barriera të larta për hyrjen, por pa pengesa.
Tani për tani, OpenAI është udhëheqës në këtë fushë, por një nga rivalët e tij kryesorë, Anthropic, thuhet se po grumbullon fonde me vlerë 60 miliardë dollarë dhe firma xAI, e zotëruar me shumicë nga Elon Musk, ka një vlerë prej 45 miliardë dollarësh.
Kjo tregon se ka shpresa të mëdha edhe për to. Me versionin e ri O3, kompanitë OpenAI tregoi përparësitë teknike, por modeli i saj i biznesit mbetet i paprovuar./ MONITOR
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd