Magazinë
Transmetuar më 28-03-2025, 09:59

Në mëngjesin e së enjtes u hap në Pekin Konferenca Vjetore e Forumit "Zhongguancun" 2025. Këtë vit konferenca vjetore e forumit përdor teknologjitë e fundit, si robotët inteligjentë, modelet e mëdha të AI-së, ekranet inteligjente etj., për të krijuar tetë lloje kryesore të skenarëve të veprimtarisë, duke përfshirë pjesëmarrjen inteligjente, bashkëpunimin e integruar me robotët, menaxhimin inteligjent të konferencës, etj.

Në këtë veprimtari, ekipi i robotëve ofron përgjigje, udhëzime dhe shërbime tregtimi mallrash për të ftuarit.

Përveç shërbimeve të mësipërme, duke u mbështetur në teknologjinë e modeleve të mëdha, "robotët vullnetarë" nga kompani të ndryshme mund të punojnë gjithashtu së bashku në "ekipe të bashkërenduara".

Nga ekranet e fjalës së fundit të teknologjisë deri te zbatimet inovative të teknologjisë, Konferenca Vjetore e Forumit "Zhongguancun" për vitin 2025 shpërfaq konceptin e organizimit të orientuar nga teknologjia në çdo aspekt.

Këtë vit, në shumë pika janë paraqitur modele të mëdha të përkthimit të njëkohshëm, të cilat mund të përkthejnë nga kinezishtja në anglishte në kohë reale dhe t’i shfaqin ato në një ekran të madh.

Në të njëjtën kohë, mund të imitohet zëri i dikujt, duke bërë të duket sikur ai po flet me të pranishmit në gjuhë të ndryshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit