
00:14 | Prifti grek shuan epshet me vajza të mitura në dhomën e rrëfimit. Çfarë u dëshmua në sallën e gjyqit
- 00:07 | U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
- 23:52 | Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
- 23:51 | Barcelona fiton bindshëm dhe tashmë ndodhet në +3 ndaj Real Madridit
- 23:45 | Donald Trump do një mandat të tretë si president i SHBA edhe pse Kushtetuta e ndalon: Ka mënyra, nuk po bëj shaka!
- 23:41 | Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
- 23:38 | Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
- 23:32 | Si t’i lani atletet tuaja në lavatriçe – pa i dëmtuar
- 23:29 | Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
- 23:23 | Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”
Horoskopi javor nga Susan Miller, 31 mars deri 6 prill 2025 për të 12 shenjat zodiakale
- Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e shtunë 30 Mars 2025
- Festa kthehet në tragjedi, dy të rinj humbin jetën nga të shtënat me armë zjarri, 4 të tjerë plagosen
- Limuzina e Putinit shpërthen para ndërtesës së FSB-së në Moskë
- Media greke: Mafia e ndërtimit në Mykonos dhe lidhja me vrasjen e Alfons Doçit në burg
- Detaje tronditëse/ I ati i mori jetën, si prindërit thurën planin për të vr'arë 24-vjeçaren palestineze në Tiranë
- Me fëmijën e mitur në makinë dhe tapë në timon, vihet në pranga kryebashkiakja e Nju Xhersit
- Një makinë u preu rrugën/ Shpërthimi në banesën e motrave Nikolli, zbulohen detaje nga aksioni i SPAK
- 'Administrata është zero, për një certifikatë…'/ Qytetarja debaton me Ramën në Athinë
- INCIDENTI/ Qytetari 'shpërthen' ndaj kryebashkiakut: Hajdut! Nuk do të kesh vend për t’u fshehur
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”
-
I dënuar me një vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin në Gjykatë
-
Prindërit e Gjestit flasin për herë të parë për banoren, mesazhi për familjen e saj
-
Debati i ashpër Gjesti-Rozana-Egli, banori bën veprimin e papritur që u bë viral në rrjet
-
‘Është kapur prej flokësh me një vajzë’. Debat i ashpër në BBV mes Kellit dhe Rozanës: Ma trego videon!
-
Zbulohet data e finales së madhe të Big Brother VIP4. Banorët në lot
-
‘Ke parë ndonjë mami të moshës time të jetë kështu?…’ Gerta vë në siklet Gjestin!
-
“Dua të të përqafoj, më ka marrë malli…”/Egli i tregon Danjës për Gjestin!
-
SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, revoltohet Xhovana!
-
“Lufto për vete dhe për ne”/ Kush e surprizoi Rozanën me parashutë në BBV 4?
-
“Ndihem grek”, këngëtari shqiptar: Nga Shqipëria mbaj mend të shtënat me armë
-
Tran’sgjinorja tërhiqet nga konkursi i “Miss”-it, shkak Donald Trump?!
-
Momente të ‘nxehta’ mes Loredanës dhe Jozit, çifti shkëmben puthje pasionante në shtrat!
-
“Eurovision 2025″/ Ja se kur do të performojë Shqipëria në gjysmëfinalen e parë
-
Gjesti i përmendi partnerin, Rozana i kthehet ashpër: Je i poshtër, je i pisët
-
‘Na ke hyrë në mes për të na ndarë…’/Gjesti vjen me akuza ndaj Rozanës! ‘Besprere…’
-
E keni menduar ndonjëherë si do të dukeshin personazhet e “Sex and the City” si bebe?
-
Princi Harry i shokuar, vendos të shpallë dorëheqjen
-
Edhe pse tha që do të zhduket, Gjesti i premton tani Eglit që kur të dalin jashtë do zgjidhin gjithçka
-
‘Jam futur vetëm këtu! Më ke përmendur babain e ndjerë’! Laerti dhe Valbona përballen në prime

Tiranë, 21 shkurt 2025- Gjykata Kushtetuese kanë dalë me vendim për të mos shqyrtuar kërkesën e deputetëve të PD-së për të anuluar ndërtimin e portit turistik në Durrës, duke theksuar se kërkuesi nuk ka arritur të paraqesë argumente kushtetuese.
Deputetët e opozitës kërkonin shfuqizimin e ligjit dhe disa VKM-ve që lidhen me projektin strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”.
Gjykata Kushtetuese vlerësoi se ka juridiksion për shqyrtimin e ligjit, por jo për VKM-të, duke i konsideruar ato akte individuale.
Pas analizës së pretendimeve mbi kushtetutshmërinë e projektit, ajo rrëzoi shumicën e argumenteve të kërkuesve, duke vlerësuar se ato nuk kishin bazë të mjaftueshme ligjore ose nuk hynin në juridiksionin kushtetues.
Në përfundim, me shumicë votash, Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesës, duke i hapur rrugë vijimit të projektit, ndërsa njoftoi se vendimi i arsyetuar do të publikohet brenda afateve ligjore.
Kujtojmë që kjo është hera e dytë që Kushtetuesja rrëzon deputet e opozitës pasi edhe më 16 qershor të vitit 2023 ajo ka rrëzuar padinë e 37 deputetëve të opozitës për Portin Turistik të Durrësit.
Deputetë kërkonin shfuqizimin e marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe, që është nënshkruar me Qeverinë e Shqipërisë për ndërtimin e marinës turistike, pasi e kanë konsideruar si një aferë korruptive.
“Në datën 21 shkurt 2025 Gjykata Kushtetuese përfundoi shqyrtimin e çështjes me kërkues jo më pak se 1/5-ta e deputetëve të Kuvendit me objekt:
Shfuqizimi i ligjit nr. 79/2022 “Për miratimin e marrëveshjes kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a., dhe NSHMI Development L.L.C. në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”.
Shfuqizimi i VKM-së nr. 861, datë 29.12.2021 “Për transferimin në fondin e pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike, të pronave të paluajtshme shtetërore për zhvillimin dhe realizimin e projektit investues strategjik “Marina dhe Jahtet e Durrësit”, të ndryshuar me tre VKM të tjera ”.
Fillimisht, Gjykata ritheksoi qëndrimin e saj se ajo ka juridiksion për kontrollin e kushtetutshmërisë së ligjeve miratuese, siç është edhe ligji nr. 79/2022, për sa kohë juridiksioni i Gjykatës përcaktohet nga natyra kushtetuese e pretendimeve.
Për sa u takon pretendimeve të kërkuesve për antikushtetutshmërinë e katër VKM-ve, përkundrejt standardeve përkatëse të jurisprudencës kushtetuese, Gjykata, me shumicë votash, arriti në përfundimin se ato (VKM-të) janë akte individuale dhe si të tilla nuk i nënshtrohen juridiksionit kushtetues në bazë të nenit 131, pika 1 (c) të Kushtetutës.
Gjykata vlerësoi se kërkuesi legjitimohet si subjekt (ratione personae dhe ratione temporis) për të gjitha pretendimet e ngritura në kërkesë lidhur me ligjin nr. 79/2022.
Më tej, në vlerësim të brendisë dhe natyrës kushtetuese të pretendimeve konkrete (ratione materiae), Gjykata, me shumicë votash, vlerësoi se pretendimet e kërkuesit për cenimin e:
identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kulturore si rezultat i zhvillimit të projektit strategjik në territorin e portit të Durrësit;
nenit 11/2 të Kushtetutës, për shkak të dështimit të shtetit për të mbrojtur këtë pronë publike, duke ia vënë atë në dispozicion një shoqërie private (pjesërisht);
së drejtës për transparencë për shkak të: (i) moszhvillimit të seancave dëgjimore me grupet e interesit; (ii) mosinformimit të deputetëve për disa pjesë të kontratës; (iii) procedurës së përshpejtuar në miratimin e ligjit; (iv) paqartësive lidhur me pronarin përfitues fundor;
nenit 82/1 të Kushtetutës, për shkak se projektligji nuk është shoqëruar me raportin që përligj shpenzimet financiare për zbatimin e tij;
Kushtetutës, MSA-së dhe Marrëveshjes për Heqjen e Vizave midis Shqipërisë dhe BE-së, për shkak të krijimit të një skeme të tipit golden passports;
parimeve të autonomisë vendore, për shkak të faktit se Bashkia Durrës dhe banorët e atij qyteti do të privohen nga të ardhurat që do të vijnë në formën e taksës së ndikimit mbi infrastrukturën dhe përfitimi i kuotës ligjore për banesat sociale, nuk do të merren në shqyrtim për sa kohë që kërkuesi nuk ka arritur të paraqesë argumente kushtetuese.
Po ashtu, Gjykata vlerësoi se pretendimi i kërkuesit për cenim të lirisë së veprimtarisë ekonomike, në drejtim të konkurrencës të lidhur me parimin e barazisë para ligjit, për shkak se subjekti zhvillues i projektit strategjik është përzgjedhur pa garë, arriti në përfundimin se nuk duhet të merret në shqyrtim, pasi përzgjedhja e zhvilluesit pa garë është parashikuar në marrëveshjen ndërkombëtare midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, të miratuar me ligjin nr. 145/2020 dhe jo nga ligji objekt shqyrtimi. Për më tepër, Gjykata konstatoi se konkurrimi mes zhvilluesve sipas ligjit për investimet strategjike realizohet në fazën e marrjes së statusit të investitorit strategjik.
Më tej, Gjykata vijoi me shqyrtimin në themel të pretendimeve të mëposhtme, për cenimin e:
parimeve kushtetuese të decentralizimit dhe autonomisë vendore, për shkak të parashikimit të nenit 10.6 të Marrëveshjes Kuadër të miratuar me ligjin nr. 79/2022 (objekt kërkese), i cili parashikon se menaxhimi i hapësirave publike të krijuara nga zbatimi i projektit strategjik do të bëhet nga investitori strategjik;
lirisë së veprimtarisë ekonomike në drejtim të konkurrencës së lirë të lidhur me parimin e barazisë para ligjit, për shkak të përjashtimit të investitorit strategjik nga detyrimi për të paguar taksën e ndikimit në infrastrukturë, detyrimi për të kontribuar në strehimin social (neni 2/1 dhe 10.12 i Marrëveshjes Kuadër) dhe të faktit se prona publike i është vënë në dispozicion një shoqërie private pa konkurrencë (neni 11/2 i Kushtetutës).
Në lidhje me pretendimin e parë, në një interpretim pajtues midis dispozitave të kontestuara dhe nenit 13 dhe 113 të Kushtetutës, Gjykata, me shumicë votash, arriti në përfundimin se menaxhimi i hapësirave publike nga investitori strategjik në nenin 10.6 të Marrëveshjes Kuadër duhet kuptuar se është vetëm një mundësi, zbatimi i së cilës mbetet në diskrecionin e pushtetit vendor.
Në lidhje me pretendimin e dytë, Gjykata, me shumice votash, arriti në përfundimin se ai është i pabazuar, pasi përjashtimi i investitorit strategjik nga detyrimi për të paguar këto taksa/ detyrime financiare nuk i jep atij një avantazh konkurrues në tregun përkatës, për sa kohë, pavarësisht lehtësive në dukje, në këmbim shteti është bërë aksionar në shoqërinë investitore në masën 33 %, për rrjedhojë do të jetë pjesëmarrës në ndarjen e dividentit në po të njëjtën masë.
Në përfundim për arsyet e mësipërme, Gjykata vendosi, me shumicë votash, rrëzimin e kërkesës. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577/2000 dhe Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese”, njofton Kushtetuesja.
Partia Demokratike, që prej fillimit, është pozicionuar kundër ndërtimit të portit të jahteve në Durrës. Përveç kërkesës Gjykatën Kushtetuese, selia blu e ka çuar këtë çështje edhe në SPAK.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd