
19:43 | Zgjerimi i BE, Marta Kos: Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, janë të parat që përfitojnë!
- 19:12 | Familjarët nuk tërheqin trupin e palestinezes së vrarë në Shqipëri, mund të varroset në Tiranë
- 19:10 | Futën ilegalisht me kamion në Britani një grua dhe një fëmijë 6 vjeç, arrestohet shoferi dhe dy shqiptarë
- 19:02 | Përgjaket sërish Kosova, një burrë dhe një grua humbin jetën
- 18:30 | Vrasja e 19-vjeçarit në Kosovë, Bleon Dibrani pranon krimin. Prokuroria kërkon paraburgim
- 18:07 | Vrasja në Vushtrri, familjari i viktimës: Shkaku është xhelozia pse shkoi të punonte në një vend tjetër
- 17:37 | ALARMOHET Europa?/ ‘Mos i besoni Putinit’, armatoset Gjermania, zhvillon stërvitje në vend të fshehtë
- 17:10 | Detaje nga VRASJA në Kosovë/ Pronari i furrës së bukës vret punonjësen me armë, më pas vetëvritet
- 16:29 | Të shtëna me armë në Kosovë, ka dy viktima
- 14:58 | 19-vjeçari i vrarë dje në Kosovë, pjesë e FC Mitrovica! Postimi
Sherri në shkollë pasoi vrasjen e Arditit në Kosovë
- Përse ia morën jetën djalit vetëm 19 vjeç në Kosovë
- Horoskopi i Paolo Fox, e Hënë 24 Mars 2025. Pasqyra ditore për të gjitha shenjat
- Dhimbja e 2 prindërve, shpëtuan nga aksidenti, por humbën vajzën e tyre pasi ranë në lumë me makinë. 40 minutat e pafundme
- 3 Shenjat më me fat dhe 3 që duhet të bëjnë sytë katër sot, sipas Paolo Fox
- Donald Trump tregon kush e vrau ish-presidentin e SHBA-ve, John F. Kennedy!
- Xhelozia e çmendur e çoi në krim – 68-vjeçari qëllon gruan me çifte dhe e sulmon me xham në Shkodër
- Cilën kuti emergjence theu Jozi? Surpriza dhe dënimi që mori banori
- Një kamionçinë bie në luginë, 12 viktima dhe 4 të plagosur
- Horoskopi ditor i Susan Miller për sot, e hënë, 24 Mars 2025
-
Robert De Niro e konfirmon: Po rikthehet me ‘Meet the Parents 4’!
-
Justin Bieber: E urrej veten!
-
Cilën kuti emergjence theu Jozi? Surpriza dhe dënimi që mori banori
-
“Është fallso komplet, aktrim i dobët…”/ Visjani për Laertin dhe zgjedhjen e tij për nominimin kokë më kokë me Valbonën: U tregua grek!
-
Valbona apo Laerti, kush mendoni se do lërë shtëpinë e “Big Brother VIP 4” të martën?
-
Të vendosur para sfidës nga Vëllai i Madh, Laerti zgjedh nominimin ‘kokë më kokë’ ndahet nga Valbona si një banor
-
‘Dy javë para se të hynim kam qenë në kafe me Laerti dhe shoqen e tij’! Rozana bën deklaratën e papritur për Laertin
-
‘O psikopate’! Marrëdhënia me ulje-ngritje e Eglit dhe Gjestit, Rozana për banorin: Ke frikë të luash vetëm
-
Surprizoi mbesën e saj në BBV, Tefta Radi: ‘Rozi bën diferencën di të luajë, uroj që ta fitojë’!
-
‘Më falni nëse kam bërë gabim…’! Gjesti përlotet teksa qëndron në oborr
-
Kush janë personazhet që pritet të jenë pjesë e “Ferma VIP” këtë edicion (EMRAT)
-
Dafina Zeqiri reagon ndaj kritikave: Shtatzënia nuk më ndalon të performoj
-
“Ti bëhesh xheloz për shokët, tmerr”/ Jozi-Aldos: Ke kërcyer me Loredanën…
-
Çudit Laert Vasili: Vij nga i njëjti trung familjar me Millosheviçin
-
‘Dashnori i syve që të pëlcasin e të dalin’! Egli i kthehet ashpër Gjestit: Atë fjalë mos e përdor me mua
-
‘Djalë apo vajzë, nuk ka rëndësi për ne’! Einxhel Shkira dhe DJ Dagz zbulojnë gjininë e fëmijës së dytë
-
Emocionuese! Rozana takon Tefta Radin, ikona e ekranit shqiptar: E shtrenjta ime, jam krenare me ty!
-
‘Nuk më ke dashur’! Gjesti akuzon Eglin
-
“Atë të shëndetit mendor e ka rrenë”/ G Bani: Egli është avokatja e djallit!
-
Njësoj si ajo dhe Bardhi! Sara Gjordeni ka dy fjalë për Eglin dhe Gjestin (FOTO)
-
“Më mirë ja them një qeseje në rrugë të dua, se sa ty”/ Egli nuk përmbahet ndaj Gjestit
-
Plas sherri mes Rozanës dhe Eglit
-
‘Do ta shtyp me makinë’! Debat i ashpër mes Neda Ballukut dhe Rozana Radit
-
“Nuk ikën dashuria për 9 ditë”/ Rozana për raportin Egli-Gjesti: Kush e di ça pret publiku…
-
‘Edhe sikur të gjithë të ikni dhe 5 të mbeten’! Reagimi i familjarëve të Eglit pas rënies së ndjekësve

Nga Lutfi Dervishi
Nesti Angoni ishte pasardhësi i fundit i një familjeje që kurrë nuk arriti të bëhej aristokraci e mirëfilltë, por që këmbëngulte dhe sillej sikur kishte një kod nderi të pashkruar. Breznia e tij, Angonatët, ishte soji që kishte tentuar gjithçka: tregtinë, politikën, letrat, madje dhe spiunazhin. Por në secilën fushë ata kishin arritur të ishin vetëm gjysmë të suksesshëm, siç ishte edhe vetë Nesti: një burrë që dukej gjithmonë sikur ishte në prag të madhështisë, por pa iu afruar atij pragu.
Historia e Nestit nuk ishte e ndryshme nga ajo e paraardhësve të tij. Ai kishte trashëguar një shtëpi të vjetër në një lagje të re të Tiranës, një kioskë me libra të vjetër që askush nuk i blinte dhe një emër që nuk i siguroi asgjë, përveçse një vend në tavolinat e kafeneve ku të tjerët i kërkonin mendim për çështje që nga dora e dytë e nitratit në Lushnjë deri te perfundimi i Luftës në Ukrainë. Por, ndryshe nga Angonatët e mëparshëm, të cilët vdisnin duke ëndërruar një madhështi që nuk erdhi kurrë, Nesti la gjurmë.
Një mbrëmje maji, duke shëtitur i zhgënjyer rrugëve të Tiranës, ai ndaloi për një dhallë në një byrektore të vogël në rrugën “5 Maji”, një nga ato barake ku njerëzit i japin më shumë rëndësi muhabetit sesa shijes se byrekut. Ishte një nga ato hapësira ku çdokush, nga punëtori i ndershëm te patronazhisti i heshtur, ulet për të shkarkuar mllefet/streset/hallet e ditës.
Diku mes zhurmës të atyre pak tavolinave plastike dhe erës të vajit të djegur, ai dëgjoi një bisedë që do ia ndryshonte rrjedhën e jetës së tij mëse të zakonshme. Dikush përmendi një skandal të lidhur drejtpërdrejt me kryebashkiakun. Të gjitha ishin të njohura, të pëshpëritura në rrugë, të dyshuara nga të gjithë, por të pavërtetuara nga askush.
Dhe aty, mes mbllaçitjeve të fundit të byrekut, Nesti e ndjeu se historia i kishte dhuruar një moment, një mundësi që asnjë Angonat para tij nuk e kishte patur: të bëhej dikushi. Ai mori një fletë të bardhë, nxorri stilolapsin nga xhepi dhe nisi të shkruante me dorën që i dridhej. Nuk ishte një poezi si ato të rinisë së hershme të tij. Nuk ishte një shkrim për ndonjë portal që nuk do ta lexonte askush. Ishte një letër. Një letër denoncuese. Një anonime. Një fletërrufe moderne.
Anonimati ishte dhe mbetet arma e e e fortë e shqiptarëve: fleterrufe në kohën e diktaturës, letra anonime gjatë tranzicionit, statuse pa emër në epokën e rrjeteve sociale, shfryrje në komentet online. Dhe ai, një Angon i denjë, do ta përdorte këtë traditë në mënyrën më tradicionale. Letra u shkrua në mënyrë të ftohtë, me data, shifra dhe fakte. Ajo u fut në një zarf të bardhë dhe u la mbi tavolinën e byrektores “Nona” në rrugën 5 Maji, aty ku një dorë tjetër e panjohur do ta çonte drejt SPAK-ut.
Disa muaj më vonë, kur televizonet dhe portalet shpërthyen me lajmin se SPAK kishte nisur një hetim të thelluar ndaj kryebashkiakut, Nesti e kuptoi se breznia e tij, për herë të parë, kishte bërë diçka. Ai nuk do të hynte në histori si poet, as si politikan, as si biznesmen, as si sharlatan. Ai do të mbetej një zë më peshë në epokën e zërave anonimë, një hije që shërbeu për të lëkundur themelet e një pushteti që mendonte se ishte i paprekshëm.
Kur më vonë oficerët e BKH-se u përpoqen të gjenin burimin e letrës dhe gjurmuan adresën (rruga 5 Maji nr 71) nga ku ishte dërguar ndalua para byrektore “Nona”. Edhe Google map konfirmoi koordinatat. Të gjithë qeshën. Një nga prokuroret e SPAK-ut, duke parë raportin, tha: "ky qenka vetë Nona"
Dhe kështu, pa u shfaqur asnjëherë në kamera, pa qenë i pranishëm në regjistrin e gjendjes civile, pa marrë asnjë dekoratë dhe pa dalë në asnjë banak televiziv, Nesti Angoni arriti atë që askush nga paraardhësit dhe bashkëkohësit e tij nuk e kishte bërë: të ndihmonte në rrëzimin e një të pushtetshmi.
Historia e tij, si të gjitha historitë e Angonatëve, dhe të atyre nga Sokaku i të Marreve, nuk do të regjistrohet në ndonjë libër historie, por do të mbetet një nga ato pëshpëritjet me të cilat qyteti zgjohet: “E di kush e bëri denoncimin? Jo, por thonë që një farë Nesti Angoni.”
Dhe kështu, ai u bë i pavdekshëm në mënyrën më shqiptare të mundshme: si një thashethem që askush nuk e konfirmon, por të gjithë e besojnë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd