

Vrasje dhe vetëvrasje në Vushtrri – Një burrë qëllon për vdekje një grua dhe më pas i jep fund jetës
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, Kosovë, ku një burrë dyshohet se ka kryer vrasje dhe më pas vetëvrasje.
Sipas të dhënave të para të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, burri fillimisht ka qëlluar me armë zjarri një grua, duke e lënë të vdekur në vend, dhe më pas ka drejtuar armën ndaj vetes.
Raportohet se pronari i furrës së bukës, Arsim Morina që shihni në foto, ka vrarë punonjësen dhe më pas veten.
Zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni, ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy viktima dhe disa gëzhoja, që dyshohet të jenë përdorur në aktin kriminal.
Në vendngjarje kanë mbërritur prokurori kujdestar, policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të këtij krimi të rëndë.
Ndërkohë, janë duke u intervistuar dëshmitarë të mundshëm dhe po hetohen motivet që mund të kenë çuar në këtë tragjedi.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë informacion zyrtar mbi identitetin e viktimave apo lidhjen mes tyre.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitetin lokal dhe ka rikthyer shqetësimin për rastet e rënda të dhunës në Kosovë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd