Transmetuar më 24-03-2025, 18:30

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen që u regjistrua mbrëmjen e kaluar në Vushtri të Kosovës ku u vra me armë zjarri 19-vjeçari Ardit Zymeri.

Bëhet me dije se autori ka pranuar krimin dhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata caktimin e paraburgimit për të riun, Bleon Dibrani.

Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“I pandehuri gjatë marrjes në pyetje e ka pranuar kryerjen e veprës penale. Seanca për caktimin e paraburgimit për të pandehurin do të mbahet pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.

Ardit Zymeri u qëllua për vdekje mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20:38, në Vushtri. Policia ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen dhe ai ka pranuar fajësinë gjatë marrjes në pyetje.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka konfirmuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa arma e përdorur në krim është sekuestruar.

Adoleshentët u konfliktuan për një vajzë, 19-vjeçari vrau me armë bashkëmoshatarin

Teksa hetimet po vazhdojnë, pista kryesore është ajo e xhelozisë.

Dyshohet se dy të rinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin për një vajzë.

Ky konflikt ka degraduar deri në përdorimin e armëve dhe ka përfunduar në tragjedi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit