Magazinë
Transmetuar më 18-02-2025, 15:33

Në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork u shfaq dje, filmi kinez "Ne Zha 2" (Fëmija demon trazon detin).

Në aktivitetin e mbajtur për shfaqjen e filmit "Ne Zha 2" ishin të pranishëm zv/Sekretari i OKB-së Xu Hangliang, diplomatë të shumtë nga Franca, Rusia, Greqia, Tajlanda, punonjësit e selisë së OKB-së, gazetarë si edhe mbi 150 të ftuar.

Përgjegjësi i Grupit Mediatik të Kinës në OKB u shpreh se pas shfaqjes në Amerikën Veriore, filmi "Ne Zha 2" tërhoqi interesin e madh të banorëve lokalë për kulturën kineze, duke nxitur shkëmbimet kulturore mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

Shfaqja e filmit "Ne Zha 2" në OKB u organizua nga Byroja Kombëtare e Filmave të Kinës në bashkëpunim me CMG-në dhe Shoqatën e Librit të OKB-së. Shfaqja e filmit u ndoq nga shikues të shumtë.

Zv/Sekretari i OKB-së Xu Haoliang u shpreh se shfaqja e filmit "Ne Zha 2" në shumë vende dhe rajone, ka nxitur shkëmbimet kulturore mes Kinës dhe vendeve të ndryshme.

Filmi, i cili përcjell tregimet mitologjike të kulturën tradicionale kineze, realizon lidhje kulturore mes shumë vendeve duke shkaktuar reagime emocionale ndërkombëtare.

Niveli i shkëlqyer i filmit "Ne zha 2" tregon gjithashtu se teknologjia kineze në animacion ka arritur nivele botërore.

Një punonjëse e Sekretariatit të OKB tha se u tërhoq thellësisht nga estetika tradicionale kineze, trashëgimia e thellë historike dhe ajo kulturore e shfaqur në film. Gjithashtu edhe tregimet emocionale prekën zemrën e saj.

Një punonjës i OKB-së e vlerësoi filmin "Ne zha 2" si shumë emocionues, duke thënë se është një film jo vetëm i kuptueshëm nga perëndimorët, por gjithashtu i përshtatshëm edhe për të gjitha moshat.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit