Magazinë
Transmetuar më 13-02-2025, 14:00

Sipërmarrësi dhe model Elton Ilirjani ishte pjesë e Javës së Modës në Nju Jork, ku u prezantua koleksioni vjeshtë/dimër 2025.

Në një artikull të “Forbes” shkruan “Modeli shqiptar Elton Ilirjani doli në pistën e Global Fashion Collective. Ai sfiloi për dy shfaqje, për stilisten japoneze dhe artisten multimediale Naoko Tosa, e cila krijoi një koleksion teknologjik të ndërtuar për të ardhmen distopike, me xhaketa të ngulitura me drita LED, për viktimat e ortekëve dhe pëlhura rezistente ndaj zjarrit. Ai gjithashtu ka sfiluar për markën koreano-jugore Tripleroot, e cila sjell një stil elegant, minimal për femrat moderne.

Pjesë në një shfaqjeje mode ishte dhe këngëtarja Parashqevi Simaku, e cila falë mbështetjes së Ilirjanit ka rifilluar një jetë të dytë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit