Transmetuar më 29-01-2025, 10:20

"Të gjithë e dimë cilësinë e Barcelonës. Ata kanë shënuar shumë gola kohët e fundit, me lojtarë ofensive të shkëlqyer. Por ne mbrojmë dhe sulmojmë si ekip, dhe do të përpiqemi të ndihmojmë njëri-tjetrin. Edhe ne nuk jemi të dobët në sulm. Do të jetë e vështirë të arrijmë një rezultat të mirë, por jo e pamundur."

Kështu u shporeh Berat Gjimshiti për faqen zyrtare të klubit të tij, në prag të ndeshjes përmbyllëse të fazës së grupit ndaj Barcelonës, me katalanasit të kualifikuar tashmë në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve.

Më tej, shqiptari nënvizoi: “Është krenari të dish se do të kemi 3 mijë tifozë nga Bergamo që do të na inkurajojnë, një mbështetje që nuk ka munguar kurrë dhe për të cilën jemi mirënjohës. Shpresojmë t’u japim atyre disa emocione".

Për transfertën në Montjuic, mbrojtësi shqiptar shtoi: “Fryma është e njëjtë, si kur luajmë kundër Comos. Ishte një rrugëtim i mirë në Champions League, jemi gati të tregojmë se e meritojmë këtu ku jemi tani. Të gjithë e dimë cilësinë e Barcelonës, e dimë se shënon shumë gola.

Ne gjithmonë mbrohemi dhe sulmojmë si ekip, së bashku duhet t’i kufizojmë lojtarët katalanas. Nuk jemi keq as në fazën sulmuese. Fitorja këtu është e vështirë, por jo e pamundur. Është fusha që ka rëndësi, jo stadiumi.

Ne nuk kemi luajtur kurrë në ‘Bernabeu’ as me Real Madridin, këtu nuk jemi në ‘Camp Nou’. Vetëm portieri ynë mbron, ose sulmon më pak se dhjetë të tjerët. Skuadra duhet të ndihet mirë në fushë dhe t’i bëjë mirë të dyja fazat e lojës”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit