
17:45 | Zbulohet një përbërës natyral që pengon rritjen e kancerit të mëlçisë
- 17:08 | Tragjike, zjarri në një park pushimesh i merr jetën 48-vjeçarit dhe vajzës së tij të mitur
- 16:46 | Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
- 15:47 | Shi i dendur dhe breshër, aksi Elbasan-Librazhd-Prrenjas shfaqet problematik me rënie inertesh
- 15:46 | Aksident në aksin Fushë Krujë – Vorë, tre persona të plagosur
- 15:40 | Shtohen kontrollet nga Policia Rrugore/ Në një javë 26 të proceduar dhe mbi 150 gjoba në qarkun e Tiranës
- 15:13 | EMRAT/ Kanosnin të miturën për publikimin e fotove kundrejt parave, arrestohen tre shtetas në Kamëz
- 15:08 | Ankthi i një vajze në Tiranë: T’i dalë fotoja e sikletshme në rrjete sociale apo të paguajë 300 mijë lekë
- 14:49 | ‘Dështon’ operacioni i RENEA për gjetjen dhe arrestimin e Eljon Hatos/ Shkodër, shoqërohen disa persona. Mes tyre vëllai i tij
- 13:59 | U kap me kokainë dhe një shumë parash, vihet në pranga 38-vjeçari nga Laçi
Horoskopi i Paolo Fox për të dielën, 6 prill 2025 – Për të gjitha shenjat e zodiakut
- Horoskopi Javor nga Susan Miller: Java 7-13 Prill 2025
- Horoskopi i Brankos për të dielën, 6 prill 2025 – Çfarë kanë rezervuar yjet për çdo shenjë
- Humb jetën gruaja në aksident, policia: Kërkojmë një djalë të ri që mori arratinë
- Susan Miller: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes këtë javë (7 – 13 Prill 2025)
- Paolo Fox: Top 3 shenjat me më shumë fat sot – 5 Prill 2025 (Dhe ato që duhet të bëjnë sytë katër)
- Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
- Vajza të huaja shesin trupin në Durrës, kapen mat dhe 6 klientë
- 'Mbahuni fort, nuk do të jetë e lehtë'! Trump thirrje amerikanëve pas hyrjes në fuqi të tarifave: Është një revolucion ekonomik dhe ne do të fitojmë!
- Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”

Miliona përdorues të rrjetit TikTok në SHBA i kanë sytë nga Presidenti Donald Trump, i cili i ka dhënë një afat 75 ditor kompanisë kineze mëmë të rrjetit, ByteDance që të arrijë një marrëveshje me një kompani amerikane, për ta blerë platformën, ndryshe do të ndalohet në SHBA.
Të martën, Presidenti Trump i kërkoi, shefit të kompanisë amerikane të teknologjisë kompjuterike ‘Oracle’, Larry Ellison që të blinte rrjetin TikTok. E ardhmja e aplikacionit që përdoret nga miliona amerikanë është e pasigurt.
Presidenti Trump u takua dje në Shtëpinë e Bardhë me shefin ekzekutiv të firmës “Oracle’ Larry Ellison, me shefin e kompanisë ‘Softbank’, Masayoshi Son, dhe me drejtorin ekzekutiv të kompanisë ‘OpenAI’ Sam Altman, lidhur me një nismë për të investuar 500 miliardë dollarë në infrastrukturën e inteligjencës artificiale.
Pas takimit një gazetar e pyeti zotin Trump nëse do të ishte i hapur ndaj mundësisë që Elon Musk të blinte platformën TikTok. Presidenti tha se po, por po ashtu i sugjeroi shefit të kompanise Oracle që të blinte rrjetin Tik-Tok.
“Do të isha i hapur nëse (Elon Musku) do ta blinte. Por do të doja që ta blinte edhe Larry. Unë kam të drejtë të bëj një marrëveshje. Pra, Larry, marrëveshja që kam parasysh është kjo, le ta negociojmë para mediave. Po them që Shtetet e Bashkuara të japin autorizimin që Tik Tok-u të mos mbyllet, por të marrin gjysmën e platformës. Mendoj se është e arsyeshme. Si mendon?”, u shpreh Presidenti.
Zoti Ellison u përgjigj se “më duket një marrëveshje e mirë, zoti President”.
Mes urdhrave të parë ekzekutivë që firmosi Presidenti Trump të hënën ishte ai për të shtyrë me 75 ditë ndalimin e aplikacionit TikTok në SHBA, duke i dhënë afat kompanisë kineze ByteDance, që të gjejë një blerës amerikan. Ndryshe rrjeti do të ndalohet në SHBA.
“TikTok-u është i veçantë për mua, më parë nuk ka qënë i tillë. Pasi iu bashkova platformës, fitova mbështetjen e votuesve të rinj, 36 për qind të tyre”, tha zoti Trump.
Urdhri ekzekutiv ishte një ndryshim i rëndësishëm për kompaninë ByteDance, me bazë në Kinë, e cila ka në pronësi platformën TikTok, si dhe përafërsisht 170 milionë përdoruesit amerikanë.
Gjatë fundjavës, rrjeti u mbyll për pak kohë, pasi Gjykata e Lartë la në fuqi ligjin që ndalonte TikTok-un në SHBA nëse nuk shitej, për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë kombëtare.
Por, gjërat ndryshuan pasi zoti Trump sinjalizoi mbështetjen e tij për të shtyrë ndalimin e aplikacionit.
Drejtori ekzekutiv i platformës TikTok, Shou Chew, i cili ishte i ftuar në inaugurimin e Presidentit Trump, e falënderoi atë përsmes një videoje, të premten.
“Ne jemi mirënjohës dhe të kënaqur që kemi mbështetjen e një Presidenti i cili e kupton vërtet platformën tonë. Një Presidenti i cili ka përdorur rrjetin TikTok për të shprehur mendimet dhe pikëpamjet e tij”, u shpreh zoti Chew.
Por disa ekspertë ligjorë thonë se shtyrja që firmosi zoti Trump mund të mos arrijë të mbrojë kompani si Oracle që t’ i mundësojë plaftormës TikTok të funksionojë, sepse ligji për ndalimin e TikTok-ut, i miratuar nga Kongresi vazhdon të jetë në fuqi.
“Ekziston mundësia, dhe besoj se aksionerët e kompanisë Oracle dhe avokatët e saj janë duke menduar për një gjë të tillë, është e mundur, që në 48 orët e fundit, Oracle të jetë ekspozuar ndaj një padive ligjore që mund të kapin shifrën e miliarda dollarëve dhe zoti Trump mund të mos ketë asnjë mundësi për ta zhbërë këtë detyrim”, thotë Alan Rozenshtein nga Universiteti i Minesotës .
Urdhri ekzekutiv i zotit Trump paraqet një ndryshim qëndrimi nga mandati i parë, ku ai mbështeste ndalimin e rrjetit TikTok për shkak të dyshimeve se platforma mund të ndante të dhënat e përdoruesve amerikanë me qeverinë kineze.
Edhe pse Kongresi i dha fillimisht plaftormës TikTok 270 ditë afat për të gjetur një blerës amerikan, publikisht nuk ka ndonjë të dhënë, se po punohet për shitjen.
“Fakti që ata nuk e kanë lejuar këtë, mendoj se është një tregues se qeveria kineze ka interesa reale që lidhen me sigurinë kombëtare për ta mbajtur aplikacionit ashtu siç është, gjë që duhet të na shqetësojë vërtet dhe vërtet nënvizon arsyet që nxitën Kongresin ta miratonte ligjin”, shprehet Adam Kovacevich, drejtor i shoqatës “Chamber of Progress” .
TikTok-u ka një afat 75 ditor, për të zgjidhur statusin e tij dhe megjithë mbështetjen e zotit Trump, e ardhmja e kompanisë vazhdon të jetë në pikëpyetje./VOA
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd