Transmetuar më 23-12-2024, 10:38

TIRANA- Këngëtarja Elvana Gjata me këngën "Karnaval" është renditur sërish e dyta në Festivalin e Këngës. Pas shpalles së rezultateve, Elvana iu drejtua me një mesazh fansave të saj, duke i kërkuar që të mos mërziten. Këngatarja tha nga skena se asnjë lot nuk është final.

“Ju dua, ju dua shumë. Faleminderit me gjithë zemër. Mos harroni që jeta është një karnaval dhe asnjë lot nuk është final. Ju dua shumë, mos u mërzisni të gjithë fansat e mi që kanë ardhur të më mbështesin, jeta më ka mësuar që 10 herë të bie, 11 herë do të ngrihem”, tha këngëtarja.

Elvana Gjata konkurroi edhe në Festivalin e 58-të të Këngës në vitin 2019 ku sërish zuri vendin e dytë, ndërsa e para u rendit këngëtarja Arilena Ara.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit