Shkodra Elektronike fitoi sonte çmimin e parë në Festivalin e 63-të të Këngës në RTSH me këngën e saj.
Performanca e “Shkodrës Elektronike” mori në total 143 pikë në votimin e ndarë 50% nga juria dhe 50% nga publiku.
Kjo këngë shkon në Eurovizion duke përfaqësuar Shqipërinë, raporton noa.al.
Kjo fitore ishte surprizë pasi në media dhe rrjete sociale prej ditësh përflitej se Elvana Gjata do të fitonte këtë festival.
Juria qendrore dhe ajo e diasporës i dhanë në total 116 pikë Elvanës dhe të dytën renditën Shkodra Elektronike me 101 pikë.
Në fund u shpallën dhe votat me sms të cilat e ndryshuan rezultatin e Elvanës. Edhe pse e rritën në 135 pikë, më shumë mori Shkodra Elektronike duke u shpallur fituese.
Shkodra Elektronike ishin autorë të muzikës, tekstit dhe orkestrimit të këngës "Zjerm".
/noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd