Transmetuar më 22-12-2024, 00:28

Radiotelevizioni publik shqiptar përmes rrjetit të tij dhe kanaleve të tjera të komunikimkt, "shiti" shtrenjtë sot një ekskluzive me Parashqevi Simakun duke mbajtur lart pritshmëritë e publikut.

Pak para mesnate erdhi dhe ky moment në natën e tretë të Fest 63, në ‘Natën e Nostalgjisë’.

Pak fjalë në shqip dhe të tjerat në anglisht, Parashqevi Simaku bëri një urim kortezial për pjesëmarrësit në këtë festival dhe me kaq mori fund "surpriza e shumëpritur".

“Përshëndes Festivalin e 63-të të Këngës në Radio Televizion. Do të doja të isha aty. Herën e fundit që kam qenë aty këndova një këngë të bukur në vitin 1999, "Dëgjoma këngën". Një puthje për të gjithë ju, konkurrentët e Festivalit të 63-të", tha Simaku.

Mesazhi ishte i regjistruar

Pas këtij mesazhi paksekondësh është kënduar kënga e famshme e Parashqevi Simakut, "E duam lumturinë". Fëmijët ishin disa vajza të një qendre private kursesh muzikore, kurse këngëtare, Jonida Maliqi.

Disa thanë se kjo risjellje në skenë e këngës, ishte larguar origjinalit. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit