Chuck Hildebrandt, 63 vjeç, nga Çikago tha se vizitoi bibliotekën publike në Warren ndërsa ishte në qytet për Ditën e Falënderimeve, duke mbajtur një libër të titulluar “Baseball’s Weirdest Stars”. Ai e kishte marrë hua në vitin 1974, por nuk e ktheu kurrë. “Por pesë apo gjashtë vjet më parë, po kaloja nëpër raftin e librave dhe në libër kishte një numër të bibliotekës Dewey. Çfarë është kjo”-tha ai.
Brenda librit kishte një copë letre që tregonte se do të kthehej në bibliotekën Warren më 4 dhjetor 1974. Hildebrandt i tha Associated Press se vendosi ta mbante librin deri në vitin 2024 pra 50 vjet dhe më pas të përpiqej ta kthente. Ai mendoi se biblioteka mund të dëshironte të kishte sërish librin.
Hildebrandt tha se së fundmi takoi drejtoreshën e bibliotekës Oksana Urban. Theksoi se nuk ka dëgjuar asgjë që atëherë, megjithëse Urban i tha Detroit Free Press se gjithçka i është falur dhe se mund ta mbajë librin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd