Kylian Mbappé ka shprehur sërish admirimin e tij për Cristiano Ronaldon, duke pranuar se do të kishte dashur të luante përkrah portugezit, por e konsideron të vështirë tani. Në një intervistë të fundit, sulmuesi i Real Madridit foli për lidhjen emocionale me Ronaldon, të cilin e ka cilësuar si idhullin e tij që nga fëmijëria:
"Sigurisht që do të më kishte pëlqyer të luaja me Cristiano Ronaldon. Është gjithmonë një kënaqësi të luash me lojtarë të jashtëzakonshëm, si ai ose Messi. Kur flasim për Cristianon, gjithmonë flasim edhe për Messin. Janë dy legjenda të këtij sporti".
Mbappé theksoi se ka pasur fatin të luajë me lojtarë të mëdhenj gjatë karrierës së tij, si Neymar, Pogba, Griezmann dhe Benzema. Gjithashtu, kujtoi përvojën e tij duke luajtur përkrah Lionel Messit te PSG, gjë që e vlerësoi si një mundësi unike: "Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të luaja me Messin. Ai është unik, si Cristiano Ronaldo. Mendoj se ndonjëherë e kemi nënvlerësuar atë që ata kanë arritur. Janë vërtet legjenda të futbollit".
Mbappé ka luajtur kundër Ronaldos në disa raste, por shprehu keqardhjen që nuk pati mundësinë të luante në të njëjtën skuadër me të. Megjithatë, francezi mbetet i fokusuar te karriera e tij dhe synimet që ka me Real Madridin e kombëtaren transalpine.
Kjo deklaratë tregon respektin e thellë të Mbappé për dy nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit, duke ruajtur gjithashtu modestinë dhe pjekurinë që e karakterizon.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd