TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama tha se mazhoranca ka mbështetur diasporën për njohjen e pensioneve në shtetet ku shqiptarët jetojnë dhe punojnë.
Kryeministri lajmëroi në takimin e Këshillit Koordinues i Diasporës se po negociohen 8 marrëveshje të tjera. Ndër marrëveshjet e negociuara, Rama ka cilësuar atë me Greqinë dhe Italinë si më të vështirat.
“Kur ne e kemi marrë detyrën, ishte e paimagjinueshme. Mbështetja që i kemi dhënë diasporës në njohjen e pensoineve. Shqipëria kishte vetëm një marrëveshje pensionesh, nuk më kujtohet ai vend. Sot, ne kemi një numër të madh marrëveshjesh dhe jemi duke negociuar 8 marrëveshje të tjera. Kemi negociuar marrëveshjen me Italinë, që ishte më e vështira. Kemi edhe marrëveshjen tjetër, me Greqinë, që është edhe më e vështirë se ajo me Italinë. Po negociojmë marrëveshje me të gjitha vendet ku ka shqiptarë”, theksoi ai.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd