
20:20 | Skandaloze! Shihni se si Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes sulmon mundësin kuqezi në podium ndërsa po i vendoste medaljen e artë! – VIDEO
- 19:51 | Alban Bushi flet për aksidentin tragjik ku humbi dy prindërit: Sikur i mori dikush. Do doja t’i përqafoja!
- 19:49 | E trishtë! Hëngri një kokërr rrush, ndërron jetë 2 vjeçari
- 19:29 | Çfarë shkroi për Jozin? Valbona ka dy fjalë edhe për një nga banoret: Viktimizimi i saj është shumë i shëmtuar!
- 19:05 | U kap me 16 kg kokainë në dollap dhe 1 milion euro nën jastek, shqiptari dënohet me 5 vite burg në Itali
- 18:27 | Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së, GJKKO dënon biznesmenin me 8 muaj burg
- 18:20 | Policia e Shtetit hedh poshtë pretendimet e PD-së se refuzoi të merrte pjesë në aksionin e SPAK-ut në Elbasan
- 17:39 | FOTO/ Aksident i trefishtë në Tiranë, nuk ka të lënduar
- 16:53 | Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit: Shqipëria, pranë Kosovës. Duhet ta shohim të ardhmen drejt Europës
- 16:38 | Tiranë/ Kanosi me armë zjarri një 46-vjeçar, procedohet penalisht autori
Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e enjte 10 prill 2025
- 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të kenë kujdes – sipas Susan Miller, e enjte 10 prill 2025
- Paolo Fox: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të kenë kujdes, e enjte 10 prill 2025
- Horoskopi i Brankos për sot, enjte 10 prill 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller, e enjte 10 prill 2025
- Rrëfimi tronditës i mikut të vrasësit të Ilarias: 'Kaluam natën me dy turiste polake. Ai filloi të qeshte. Nuk e linte makinën vetëm, trupi mund të ishte brenda!'
- Shqiptari qëllon 5 herë me thikë bashkëshorten në prani të djalit 7-vjeçar në Gjermani: 'Nuk e dini se çfarë më bëri ajo!'
- Gjendet i ngrirë 27-vjeçari në Malin e Pashtrikut
- Branko: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të kenë kujdes – E enjte, 10 prill 2025
- E trishtë në Greqi! Gjendet i pajetë në serë babai shqiptar i 3 fëmijëve
-
Çfarë shkroi për Jozin? Valbona ka dy fjalë edhe për një nga banoret: Viktimizimi i saj është shumë i shëmtuar!
-
A e vendosi veten? Ja dy finalistët e tjerë sipas Gerta Gixharit
-
Blero ‘kërcënon publikun: Nëse s’fiton Gjesti, kam diçka për t’ju thënë të gjithëve
-
Gjesti xheloz për takimin e Eglit me Olsin: E kishe futur tek linja e jetës!
-
Egli dhe Gjesti dyshojnë: Historia e abuzimit të Laertit është gënjeshtër
-
Finalja e madhe e Big Brother do të jetë me katër finalistë! Hapet televotimi, publiku duhet të zgjedhë
-
Egli apo Laerti? Zbulohet finalisti i dytë i “Big Brother VIP”
-
Egli takohet në ‘BIG Brother’ me ish-partnerin Olsi Bylyku. Biseda mes tyre
-
‘Fitoje siç ke fituar edhe festivalet’! Përplasje e fortë mes Eglit dhe Rozanës
-
Gjesti i tregon Eglit: Të kam parë në ëndërr! ‘Ça po bënim?’
-
Bëri deklaratë të rëndë për myslimanët, Laert Vasili i kërkoi Gjestit që të falen bashkë
-
Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur

Meqënëse u hap tema e gjendjes së Parashqevi Simakut, mua më vjen vërtet keq, po Parashqevia dikur zgjodhi të bënte shkëputje totale nga Shqipëria. Në 2003-shin, unë shkoj në SHBA si gazetare e Top Channel, për të ndjekur presidentin e atëhershëm, Alfred Moisiun, në një seancë të OKB-së në New York dhe shfrytëzova kohën për të intervistuar këngëtarët shqiptarë që jetonin atje (Anita Bitri, Aurela Gace, Merita Halili, Gëzim Nika dhe Parashqevi Simaku).
Parashqevia kishte nje live në një lokal të vogël. Shoqërohej nga ish-bashkëshorti. Disa vite më parë ajo kishte nxjerrë një album nën emrin ‘Vivian Simaku’ me diçka të tipit ‘new age-etno’ të cilin unë e kisha blerë me qejf. (Më falni nëse nuk e kujtoj a ishte album, apo ajo ishte pjesë e një albumi me artistë të ndryshëm.)
Afrohem t’i flas Parashqevisë dhe ajo ma kthen anglisht. Refuzonte të fliste shqip edhe pse e sjellshme dhe e ëmbël, siç e kishte komunikimin. Flet diçka me burrin e saj dhe më thotë që "për momentin do këndoj". I them që "kam ardhur që nga Shqipëria" etj., por asaj s’i bëhej vonë.
E marr në telefon prapë, se normalisht ajo do bënte lajm në Shqipëri, dhe më tha tekstualisht: “Menaxheri im nuk do që të flas”. Menaxheri ishte i shoqi. Kur kthehem në Shqipëri, ia tregoj shefave në ‘Top’, që madje e shtuan si tekst në dokumentar edhe pse unë isha kundër.
Gjithsesi, Parashqevia mund të quhej delirante nga shumë, por ajo ndoshta e vetme në një shtet të madh dhe nën hipnozën e të shoqit (mendoj të dy kishin hipnotizuar njëri-tjetrin), e projektonte veten vetëm për tregun amerikan dhe donte të hynte e të prezantohej aty si amerikane. Dy vjet pasi iku, ajo u kthye në Shqipëri me Robertin dhe fliste shqip me dialekt amerikan. 2 vjet!!! (Arbëreshët e flasin më mirë shqipen.)
Dëshira e saj për t’u asimiluar tërësisht, ishte gati ekstremiste. Të qenit idhull dhe ‘seks simbol’ në Shqipëri dhe përplasja me një pandjeshmëri të showbizz-it amerikan për artistë të huaj; besimi ndoshta i tepërt tek i shoqi i saj pa ndonjë background menaxhimi dhe shumë më pak i kualifikuar dhe jo aq i suksesshëm sa e shoqja, ishin ndoshta goditjet e para për të. Madje dikush më ka thënë që kur erdhi në Shqipëri, ajo pretendonte se dasma e saj do të transmetohej dhe në CNN.
Natyrisht në vitet ’90-të, artistët shqiptarë nuk kishin dhe aq shumë informacion për Amerikën. Parashqevia e cila u prit në fillim nga komuniteti amerikan si ZOTI, madje u derdhën shumë $$ për të ndihmuar karrierën e saj, kishte të gjitha të drejtat në botë PËR TË ËNDËRRUAR DHE PËR TË NDJEKUR ËNDRRËN.
Por 29 vjeç, me dialekt dhe me biografi jo shumë tërheqëse për tregun amerikan dhe ndoshta NË KOHËN E GABUAR, ajo nuk mund të bëhej ‘the POP Star’, një vend i rezervuar për amerikanë, kanadezë dhe anglezë.
Çështja është që Parashqevia, në gjykimin tim, fluturoi më lart se ç’duhet dhe refuzoi të prekte tokën dhe për më tepër, refuzoi të ndjente edhe tokën mëmë.
E shfrytëzoi pak lidhjen e saj me Shqipërinë në albumin ‘etno’, në fund të viteve ’90-të (e bleva në USA atë album), por ndoshta ajo vazhdonte të kërkonte atë YLL që kishte në vendlindje.
Fatkeqësi ta them, por duke marrë parasysh dhe eksperiencën time personale, Parashqevia me tre emra (Vivian dhe tani Simaku) është viktimë e rrëzimit të saj nga fluturimi i gjatë mbi re dhe ndoshta nga besimi i tepërt në njerëz që kërkuan ta formatonin në diçka që vështirë të bëhej pas 29 vitesh në një vend të izoluar komunist.
Ajo e fshiu Shqipërinë sepse mendoi se do e pengonte, por e kërkoi qiellin e Amerikës si një yll shqiptar.
Ky është një konstatim i imi, por padyshim unë nuk di asgjë për historitë dhe sfidat e saj personale të tjera në familje dhe me shëndetin mendor.
Gjithsesi, zhdukja e saj e qëllimshme për planet e saj në Amerikë, e ktheu artisten në Shqipëri në një ikonë. Ajo “vdiq” për ne madhërisht, siç vdiq Vaçe Zela, e cila iu largua mikrofonit kohë para se të ikte nga kjo jetë. Ndaj kjo video që doli tani ishte tronditëse, sepse ne e kishim zhdukur tashmë nga jeta mes artistëve të gjallë me koncerte e Instagram-e dhe e kishim vendosur në një mazoleum me të vdekurit e mëdhenj.
Parashqevia është gjallë, me emër tjetër dhe mbledh ndihma.
Idhulli ynë, ‘pop star’-i ynë, e para ‘sex simbol’ në Shqipëri, ‘Malena’ e viteve ’80-të, u shfaq e dobët, e pambrojtur, e braktisur.
Ky ishte takimi që Parashqevia në 1000 vjet s’do ia uronte kurrë vetes së saj.
Do ishte mirë të mos e kishim parë atë video, po e pamë dhe ndoshta nuk ndodhi pa qëllim.
Vivi e largoi Shqipërinë qëllimisht për kaq e kaq vite, por sot nëse ajo është në gjendje të kuptojë, mund të shohë që Shqipëria është ajo që e ka dashur më shumë dhe që kurrsesi nuk do ta linte të endej rrugëve si një “e moshuar që i gëzohet një batanijeje”.
* Autorja është drejtuese e Anabel
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd