Prishtinë- Mbledhje e përbashkët e parlamentit Kosovë-Shqipëri në Prishtinë.
Parlamenti i Shqipërisë dhe i Kosovës do të mblidhen me datën 20 dhjetor në orën 11:00 në sallën e seancave plenare të parlamentit të Kosovës në një seancë të përbashkët.
Axhenda e mbledhjes ende nuk është bërë publike, por nga burimet pranë parlamentit të Kosovës mësohet se në seancë pritet të flasin kryetarët e grupeve parlamentare të të dy vendeve.
Sa i takon pjesëmarrjes, pritet që nga Shqipëria te shkojnë rreth 70 deputetë dhe nga Kosova rreth 60 të tillë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd