Transmetuar më 12-12-2024, 11:00

Futbollisti shqiptar nga Kosova, Erjon Morina është ndarë tragjikisht nga jeta në moshën fare të re, vetëm 22 vjeç.

I riu pësoi atak kardiak në një seancë stërvitore në tetorin që shkoi dhe nuk e mori veten që atëherë.

Sot familja njoftoi me dhimbje ikjen e të birit nga kjo botë: “Ylli i babit ike në qiell. Na thave zemrat Erjon. Do jetojmë të ngrysur me kujtimet më të bukura për ty. Do jesh ylli që do na ndriçon gjithmonë”. Prehu në paqe, Kampion 🕊️

Edhe ekipi i futbollit KF Llapi shprehu keqardhjen: "Me pikëllim të thellë pranuam lajmin se ish-futbollisti ynë, Erjon Morina, ka ndërruar jetë. Dhimbja për Erjonin do të jetë e madhe për të gjithë ne që e njohëm. Do të na mungosh, Erjon! I lehtë të qoftë dheu i Kosovës.

Ngushëllime të sinqerta familjes Morina për humbjen e më të dashurit të tyre. Jemi pranë jush në këtë moment të vështirë!"

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit