Transmetuar më 12-12-2024, 09:22

KOSOVË- Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje së bashku me Listën GUXO dhe Alternativën kanë publikuar publikuar listën me 110 kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 29 shkurtit.

LVV-ja ishte e fundit që e dorëzoi listën me 110 kandidatë për deputetë. Listës i prin Albin Kurti, i ndjekur nga Glauk Konjufca e Donika Gërvalla.

Ajo që bie në sy është mungesa e njërit prej figurave kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, të cilin Kurti s’e ka përfshirë fare në listë. Po ashtu nuk do të garojë as Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i Kosovës.

10 emrat e parë në listën e LVV-Partia Guxo-Alternativa:

Albin Kurti

Glauk Konjufca

Donika Gërvalla Schwarz

Avni Dehari

Albulena Haxhiu

Hekuran Murati

Xhelal Sveçla

Mimoza Kusari Lila

Faton Peci

Shqipe Mehmeti Selimi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit