Transmetuar më 11-12-2024, 11:45

KOSOVË- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier është vlerësuar me Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”. Presidentja Vjosa Osmani, e cila i dha çmimin, e vlerësoi ambasadorin si një mbështetës të palëkundur të Kosovës dhe të drejtës së saj për pavarësi.

Ndërkohë, nëpërmjet një postimi në “X”, Hovenier thotë se urdhri “Dr. Ibrahim Rugova” të cilën ia dorëzoi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka domethënie të madhe për të. Diplomati amerikan është shprehur i privilegjuar që shërbeu si ambasador i ShBA-së në Kosovë.

“Thellësisht i nderuar dhe mirënjohës për dorëzimin e urdhrit “Dr. Ibrahim Rugova” nga presidentja Vjosa Osmani mbrëmë. Urdhri ka domethënie të madhe për mua pasi përfaqëson punën kolektive dhe përkushtimin e kujtdo që ka qenë pjesë e kësaj përpjekjeje për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe për të avancuar vizionin tonë të përbashkët për një vend sovran, demokratik dhe multietnik. Ka qenë një privilegj i madh të shërbej si ambasador i SHBA-së këtu në Kosovë”, ka shkruar ambasadori Hovenier.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit