TIRANA- Avokati Genc Gjokutaj ka folur për mediat pas arrestimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në cilësinë e avokatit të Metës, Gjokutaj tha se kreu i PL-së u rrëmbye në mes të rrugës. A shtoi se Meta është gati për të sqaruar rrethanat. Avokati tha se vendimin e ka marrë, por nuk e ka lexuar. Po ashtu ai shtoi se janë 3 akuza që rëndojnë mbi Metën: korrupsion, pastrim i produkteve dhe mosdeklarim.
“Isha në takim me zotin Meta, ka mbërritur këtu pas një rrëmbimi banditesk që i është bërë në rrugë me një sjellje tejet jo ligjore. Ai ka qenë disa herë në SPAK, kjo çështje ka pesë vite. Këto rrethana janë 5 vite në duart e prokurorëve. Kjo është politike. Dyshja Rama-Dumani me ish-bashkëpunëtorët e Metës që kanë marrë një vendim që sapo e kemi marrë.
Qëndrimi i tij është i qartë, ai është i vendosur për t’u përballur me procesin. Ai është gati për të sqaruar rrethanat. Vendimin e kam marrë por nuk e kam lexuar. Janë tre akuza, korrupsion, pastrim i produkteve dhe mosdeklarim”, tha Gjokutaj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd