
08:25 | Branko: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të kenë kujdes – E enjte, 10 prill 2025
- 08:19 | Flick, pas fitores 4-0: Nuk jemi kualifikuar ende, mendja te ndeshja e kthimit
- 08:17 | Horoskopi i Brankos për sot, enjte 10 prill 2025
- 08:16 | Skandal në Greqi, prifti dënohet për përdhunimin e një vajze të vogël prej shtatë vitesh
- 08:04 | Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e enjte 10 prill 2025
- 07:51 | Kthjellime dhe vranësira të shpeshta/ Rriten temperaturat, si pritet të jetë moti gjatë ditës
- 23:17 | Parlamenti Evropian kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës
- 23:10 | Dëshmitarët e Jehovait në gjyq me shtetin, kërkojnë të njihen si komunitet fetar në Shqipëri/ Kushtetuesja jep vendim
- 22:38 | Luani, që për pak i mori jetën burrit, ndodhet në Zharrëz të Fierit. Policia do largojë kafshën nga banesa
- 22:29 | ‘Të ndihmojmë ne ta legalizosh’, inspektorët e IMT-së i kërkojnë 4 milionë lekë qytetarit!
Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e enjte 10 prill 2025
- Luani, që për pak i mori jetën burrit, ndodhet në Zharrëz të Fierit. Policia do largojë kafshën nga banesa
- 'Iku e gëzuar atë mëngjes'! Rrëfimi prekës i nënës për vdekjen e papritur të 14-vjeçares
- 'Filloi me fyerje që nuk thuhen në sy të një gruaje!' Sherri fizik me Demaliaj, reagon Kujtim Gjuzi
- Gazsjellësi TAP, mundësia e humbur e Shqipërisë
- Horoskopi ditor nga Paolo Fox – E mërkurë, 9 prill 2025
- Horoskopi i Brankos për sot, enjte 10 prill 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller – E mërkurë, 9 prill 2025
- Horoskopi i plotë ditor nga Branko – E mërkurë, 9 prill 2025
- Sa vota duhen për një deputet në zgjedhjet e 11 majit? Çfarë tregojnë shifrat dhe parashikimet?
-
Blero ‘kërcënon publikun: Nëse s’fiton Gjesti, kam diçka për t’ju thënë të gjithëve
-
Gjesti xheloz për takimin e Eglit me Olsin: E kishe futur tek linja e jetës!
-
Egli dhe Gjesti dyshojnë: Historia e abuzimit të Laertit është gënjeshtër
-
Finalja e madhe e Big Brother do të jetë me katër finalistë! Hapet televotimi, publiku duhet të zgjedhë
-
Egli apo Laerti? Zbulohet finalisti i dytë i “Big Brother VIP”
-
Egli takohet në ‘BIG Brother’ me ish-partnerin Olsi Bylyku. Biseda mes tyre
-
‘Fitoje siç ke fituar edhe festivalet’! Përplasje e fortë mes Eglit dhe Rozanës
-
Gjesti i tregon Eglit: Të kam parë në ëndërr! ‘Ça po bënim?’
-
Bëri deklaratë të rëndë për myslimanët, Laert Vasili i kërkoi Gjestit që të falen bashkë
-
Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm

NEW YORK- Krimi i lidhur me emigrantët në Nju Jork ka rritur shqetësimin mes shumë banorëve të qytetit, disa prej të cilëve fajësojnë për këtë fluksin e emigrantëve pa dokumente në dy vitet e fundit. Korrespondentët e Zërit të Amerikës Aron Ranen dhe Igor Tsikhananka biseduan me zyrtarë të zbatimit të ligjit, politikanë, aktivistë dhe emigrantë mbi këtë çështje të debatueshme.
Debati mbi çështjen e statusit të Nju Jorkut si një qytet që strehon emigrantët arriti kulmin në janar të këtij vit pas një sulmi ndaj dy policëve në sheshin Times Square, që dyshohet se u bë nga një grup emigrantësh.
Aktualisht, forcat lokale të zbatimit të ligjit nuk e kanë të lejuar të bashkëpunojnë me autoritetet federale të imigracionit. Edhe kur emigrantët dënohen për krime dhe lirohen, autoritetet e imigracionit shpesh nuk njoftohen, duke penguar dëbimet e mundshme të tyre nga vendi. Banorët e Nju Jorkut duket se janë të ndarë për këtë çështje.
“Mendoj se gjykatat duhet të komunikojnë me autoritetet federale të imigracionit dhe të dëbojnë ata që kryejnë krime”, thotë banorja e Nju Jorkut Marie Shultz.
“Shumë hotele kanë emigrantë. Unë kurrë nuk kam pasur probleme me ta. Ne kemi Statujën e Lirisë këtu, me mesazhin ‘Ndihmoni të vuajturit, të varfërit dhe ata që duan të jenë të lirë’. Ky është identiteti i qytetit të Nju Jorkut”, thotë banori i Nju Jorkut Karl Kozel.
Ndërkohë, aktivistët që mbështesin emigrantët thonë se kjo çështje është ekzagjeruar.
“Mendoj se Nju Jorku duhet të vazhdojë të jetë një qytet që strehon dhe mbron emigrantët. Theksimi i rasteve të izoluara të emigrantëve që kryejnë krime është thjesht një gjë shumë tipike. Veçimi i rasteve negative është një përpjekje për të njollosur një grup të caktuar njerëzish”, thotë Ilze Thielmann nga organizata “Team TLC NYC”, që mbështet emigrantët.
Në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës për këtë çështje në një konferencë shtypi më 27 gusht, kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams shprehu pikëpamjet e tij për ndryshimin e statusit të qytetit si një strehë për emigrantët.
“Njerëzit që kryejnë akte të dhunshme ndaj njujorkezëve, emigrantëve të tjerë dhe individëve pa dokumente nuk duhet të qëndrojnë në vendin tonë pas mbarimit të dënimeve”, tha ai.
Edhe zyrtarë të qeverisë federale komentuan këtë çështje.
“Ne nuk duam të heqim politikat e strehimit të emigrantëve. Ne duam thjeshtë ndryshime të vogla, që mundësojnë bashkëpunimin me policinë e Nju Jorkut për të arrestuar ata individë dhe për t’i hequr ata nga rrugët”, thotë Ken Genalo nga Zyra e Emigracionit dhe Doganës.
Zoti Genalo thotë se aktualisht nuk ka të dhëna të sakta për krimet e emigrantëve në qytetin e Nju Jorkut.
“Problemi me përpjekjen për të mbledhur shifra dhe statistika mbi krimin e emigrantëve, apo atyre që nuk janë shtetas është se qyteti i Nju Jorkut ka statusin e një qyteti që i strehon emigrantët. Ata kanë politika që pengojnë çdo bashkëpunim me ne. Pra, nëse një individ arrestohet, policia e Nju Jorkut nuk lejohet të pyesë mbi shtetësinë e të arrestuarit. Pra, mund të ketë rritje ose rënie të krimeve të kryera nga emigrantët, por në realitet nuk mund të bëhen këto dallime në një qytet që i mbron emigrantët”, thotë ai.
Banorëve të qytetit, ndërkohë, u lihet të vlerësojnë vetë nëse kërcënimi nga krimet e emigrantëve është i ekzagjeruar apo i saktë.
Shumë emigrantë të pastrehë jetojnë në tenda në ishullin Randall. Disa thonë se pasi perëndon dielli gjendja ndryshon.
“Kur jeni jashtë, zakonisht nuk ndjen siguri sepse shumë njerëz janë të pajisur me armë, disa prej tyre me thika”, thotë Dallo, emigrant pa dokumente në Nju Jork.
“Këtu gjithçka është e rrezikshme. Njerëzit përleshen dhe vriten. Ka gjithçka këtu”, thotë një emigrant tjetër.
Megjithatë, diskutimi mbi çështjen nëse Nju Jorku mund të vazhdojë të jetë një qytet që i mbron emigrantët e paligjshëm dhe të garantojë sigurinë e të gjithë banorëve të tij ende po vazhdon. Vendimi për këtë çështje do të ndikojë për të ardhmen e qytetit dhe atë të politikave të tij./VOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
