

Moment historik për Cristiano Ronaldon. Ylli portugez shënoi dje golin e tij të 900-të në karerierë si profesionist. Pas ndeshjes kundër Kroacisë, ish-lojtari i Real Madridit dhe Juventusit foli për RTP: "Kjo ndeshje përfaqëson shumë për mua. Ishte një numër që doja ta arrija për një kohë të gjatë. E dija se do ta bëja, do ta arrija këtë numër. Duke vazhduar të luaja, do të ndodhte natyrshëm.
Mendoj se të dyja palët ia dolëm mjaft mirë. Unë shënova golin e 900-të, edhe Portugalia u paraqit mjaft mirë. Kishte momente në ndeshje ku e dinim se po vuanim dhe kjo është gjithashtu shumë e rëndësishme. Mendoj se fitorja është e merituar. Kishim më shumë raste, kishim më shumë posedim topi.
Për mendimin tim ishte një ndeshje e shkëlqyer. U emocionova shumë, sepse 900 gola duken si një arritje normale, por vetëm unë dhe njerëzit përreth e dimë se sa e vështirë është të punosh çdo ditë, të ndihesh mirë fizikisht dhe psikologjikisht. Të shënoja golin e 900-të ishte një arritje unike në karrierën time.
Edhe një tjetër rekord? Ato vijnë natyrshëm, e dini. Jam i lumtur, por për mua gjëja më e rëndësishme është të nënvizoj punën në grup. Pas asaj që bëmë në Kampionatin Europian, duhej të linim një shenjë të mirë në startin e Ligës së Kombeve dhe kështu bëmë".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






