Transmetuar më 01-09-2024, 15:12

TIRANË- Kevin Cungu një emër jo i panjohur për policinë ka kaluar ditën e sotme nga arresti në shtëpi në arrestin me burg. Kjo sepse 22-vjeçari pasi ka folur me një 15-vjeçare në rrjetet sociale e ka bindur vajzën të shkonte në banesën e tij. Aty 15 vjecarja nuk ka pranuar që të kryej marrëdhënie me Kevin Cungun, por ky i fundit dyshohet se e ka dhunuar dhe më pas përdhunuar vajzën e mitur.

Kush është Kevin Cungu?

Cungu ndodhej në arrest shtëpie, sepse ishte ndaluar në vitin 2021 për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Kevin Cungu në shtator të 2020, në fund të rrugës “5 Maji”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, plagosi në këmbë 30 vjeçarin Rexhep Xhekaj Gjeli. Ky i fundit po festonte ditëlindjen dhe ka debatuar me Kevin Cungun brenda lokali ku ndodhenin. Dyshohet se ato kishin konsumuar alkool dhe lëndë narkotike dhe pas sherrit Cungu i ka kërkuar që të dalin për sqarim dhe pastaj e ka qëlluar me armë zjarri në këmbë.

Kevini është vëllai i vogël i Markeljan Cungut, i cili që prej moshës 5-vjeçare që ka nisur të vjedhë sende të vogla, nuk ka ndaluar më. Në moshën 8-vjeçare ai kishte realizuar mbi 400 vjedhje të qytetarëve në urbane, që ishin të regjistruara nga Policia e Shtetit por nuk u fut në burg për shkak të moshës. Ngjarja më e fundit ku u dëgjua emri i tij ishte grabitja e dy tregtarëve në Allias, ku tashmë Markeljani i rritur me armë zjarri, i shoqëruar nga persona të tjerë hyri dhe mori një shumë parash duke i kërcënuar burrë e grua për jetën.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit