Transmetuar më 14-06-2024, 20:42

SHKODË- Një zjarri masiv përfshiu tregun e rrobave të përdorura gjatë pasdites së sotme në lagjen “Ndoc Mazi” të Shkodrës.
Gjithashtu flakët kanë asfiksuar edhe njerëzit, që ndodheshin aty pranë. Bëhet me dije se flakët kanë shkrumbuar 25 njësi tregtare dhe kanë djegur totalisht një banesë.
Raportohet se krybashkiaku, Benet Beci i cili ndodhet në vendngjarje ksa kërkuar ndihmë nga Emergjencat Civile dhe ndërhyrje nga ajri me helikopter.
Po ashtu bëhet me dije se janë nisur zjarrfikëse nga Ulqini, Malësia e Madhe dhe Tivari.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd